Po, ne kemi një sajt fringo të ri! Lëshojani një sy!
Ueb sajti me pamje të re ka shtatë seksione ku paraqiten tema të gjera që mund të ju interesojnë. Seksionet janë më tej të ndara në nënkategori për t’ju ndihmuar që të gjeni informata specifike. Shtatë Seksionet janë:
Vizat – Për të gjitha nevojat dhe pyetjet tuaja për Vizë.
Shërbimet për Shtetas Amerikan – Që ofron shërbime dhe informata për shtetasit amerikanë.
Marrëdhënia jonë – Informata për liderët aktualë të qeverisë dhe historia e marrëdhënies sonë SHBA – Kosovë.
Tregti/Biznes – informata mbi bërjen e biznesit në SHBA dhe ofrimin e ndihmës për eksportues amerikanë. Ju do të gjeni Mundësi Komerciale, si dhe informata mbi Shërbimin Komercial të SHBA-së dhe Shërbimin e Jashtëm për Bujqësi.
Arsim & kulturë – Për të gjitha nevojat tuaja për Arsim dhe Këshillimet për Arsim. EducationUSA ofron informata të paanshme, aktuale dhe gjithëpërfshirëse për mundësitë arsimore në SHBA.
Për Ambasadën në Prishtinë – Detaje për kontakt dhe informata mbi praninë e Qeverisë Amerikane në Kosovë, si dhe për mundësitë për punësim në Ambasadën Amerikane.
Dhe, natyrisht, Blog-u që jeni duke e lexuar këtu, me lajmet, informatat, fotografitë më të reja dhe më tepër.
Nëse ju nuk mund ta gjeni atë që jeni duke kërkuar, klikoni në fushën për kërkim lart (në anën e djathtë) dhe shkruajeni pyetjen për kërkim.