Pyetjet më të shpeshta për viza

Ka disa lloje te ndryshme te vizave jo imigruese për udhëtim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara. Lloji i vizëz që ju nevoitet, varet nga qëllimi i udhëtmit. Për më shumë informata për llojet e vizave,ju lutem vizitoni  Travel.State.Gov.

Ju lutem vizitoni webfaqen që të mësoni nëse kualifikoheni për të aplikuar në Prishtinë.

Të gjithë aplikuesit që kualifikohen të aplikojnë në Prishtinë duhet të paguajn me para të gatshme (Dollar ose Euro, por jo kombinim të valutave)  në Sektorin Konsullor në datën e intervistës. Mos paguani në Raiffeisen bank. Pagesat e bëra në  Raiffeisen bank do të pranohen vetëm në Ambasadën Amerikane në Shkup. Pagesa për vizë (MRV) nuk kthehet .

Jo. Të gjitha agjensionet dhe individët duhet të pëdorin linkun e terminit të ambasadës për të caktuar një termin. Nuk ka një preference më të favorshme për një individ apo agjension. Çdo proklamim nga pala e tretë se mund të garantojnë një çasje më të lehtë në shërbimin e vizave të Departamantit të Shtetit të SHBA, nuk është tjetë veçse një mashtrim.

Që të kualifikoheni për Programin për Riaplikim për Vizë, ju duhet të keni vizë valide të SHBA-së apo  vizë të SHBA-së të skaduar jo më shumë se 48 muaj dhe që të aplikohet për të njëjtën kategori vize.  Nëse i plotësoni këto kushte, atëherë përcillni udhëzimet këtu. Zyrtari Konsullor rezervon të drejtën e kërkesës që çdo aplikant të paraqitet personalisht.

Aplikantët  për Punë dhe Udhëtim Veror (Summer Work and Travel) apo aplikantët që kanë nevojë ta ndryshojnë kategorinë e vizës (p.sh nga student në turist) nuk mund të aplikojnë përmes  Programint për Riaplikim. Ju lutem shikoni  web faqen tonë këtu për informata të plota rreth aplikantë që mund të aplikojnë në Prishtinë dhe cilët aplikant duhet të aplikojnë në Shkup.

Programi për Riaplikim për Vizë nuk është i njëjtë me  Programin për Heqjen e Vizave  (Visa Waiver Program). Qytetarët e Kosovës nuk kualifikohen për Programin e Heqjes se Vizave (Visa Waiver Program).

Sipas ligjeve të SHBA-së, Departamenti i Shtetit është përgjegjës për lëshimin e vizave dhe shumica e vizave lëshohen në një nga Ambasadat apo Konsullatat e Departamentit të Shtetit jashtë vendit. Një zyrtar Konsullor i SHBA-ve do ta shqyrtoj aplikimin tuaj në kohën e intervistimit dhe do të vendos nëse ju kualifikoheni për vizë. Mbajeni mend, viza nuk u’a garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Viza, thjesht tregon se aplikimi juaj është shqyrtuar nga Zyrtari Konsullor në Ambasadë apo Konsullatë dhe se zyrtari ka vendosur se ju kualifikoheni të udhëtoni deri tek porta hyrëse për një qëllim të caktuar.

Disa aplikime kërkojnë procesim shtesë pas intervistimit nga ana e Zyrtarit Konsullor. Aplikantëve u jepen këshilla në lidhje me kërkesat shtesë apo për sjelljen e dokumenteve shtesë. Shumica e rasteve të procesimit administrativ zgjidhet brenda 60 ditësh që nga data e intervistimit.

Vizat jo migruse të SHBA-së  zëne nje faqe të pasaportës. Për këtë arsye, pasaporta juaj duhet të ketë së paku 1 ose 2 faqe të pastra për vizë dhe për vulë hyrëse.

Përveç në rastet kur anulohet apo revokohet, një vizë është valide deri në datën e skadimit të saj. Pra, nëse ndonjëri ka vizë valide të SHBA-së në një pasaportë të skaduar, poseduesi mund ta paraqes atë së bashku me pasaportën e re në Portën Hyrëse të kufirit të SHBA-së. Të dyja pasaportat duhet të jenë të të njëjtës shtetësi dhe emri i bartësit duhet të jetë i njëjtë. Ju lutemi ta mbani në mend: Viza valide nuk paraqet një hyrje të garantuar në Shtetet e Bashkuara. Vendimi përfundimtar  mbetet në kompetencë të vetme të Zyrtarit të Patrollimit Kufitar dhe Doganor, i cili merert me shqyrtimine dokumenteve.