Viza

Qëllimi i udhëtimit tuaj dhe të tjera fakte do të përcaktojnë llojin e vizës që ju duhet sipas ligjit amerikan për imigrimin. Si aplikues për vizë, ju duhet të përcaktoni nëse i përmbushni të gjitha kriteret e kërkuara për të marrë kategorinë e vizës për të cilën po aplikoni.

Lexoni Listën e Kategorive të Vizave në faqen usvisas.state.gov për të përcaktuar se cila kategori vize është më e përshtatshme me qëllimin e vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara.

Viza Jo-Imigruese

Qytetarët e shteteve të huaja të cilët dëshirojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara së pari duhet të pajisen me vizë Amerikane, e cila vendoset në pasaportën e udhëtarit, dokument udhëtimi i lëshuar nga shteti i tij.

Disa shtetas te huaj mund të kenë të drejt të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa vizë nëse i plotësojnë disa kushte për udhëtim pa vizë. Webfaqja e Sektorit të vizave është e gjitha për viza Amerikane për shtetasit e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

(Shënim: Shtetasve Amerikan nuk ju nevojitet viza Amerikane për udhëtim në Shtete e Bashkuara, por kur planifikojnë të udhëtojnë jashtë Shteteve të Bashkuara mund të ju kërkohet viza e lëshuar nga Ambasada e shtetit të cilin dëshirojnë ta vizitojnë.

Ju lutem sigurohuni se cilën Ambasad duhet të kontaktoni në lidhje me pyetjet rreth vizës tuaj.

Sektori Konsullor, Prishtinë, Kosovë
Phone: + 381 38 59 59 3000, prej orës 4:00-5:00
PristinaVISAS@state.gov

Sektori Konsullor, Shkup, Maqedoni
Phone: + 389 2-317-1042
consularskopje@state.gov

Departamenti i Shtetit menagjon procesimin e vizave ne mënyrë strikte por edhe korrekte me qëllim mbrojtjen sa më të mire të Shteteve të Bashkuara. Ne jemi të përkushtuar që të jemi të hapur, gjë për të cilën Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë të njohur. Udhëtimi në Shtetet e Bashkuara është i mirëseardhur dhe si i tillë inkurajohet.

Ne ju premtojmë juve si aplikant se:

  • Do t’ju trajtojmë me respekt dhe dinjitet edhe nëse nuk mund t’ua lëshojmë vizën.
  • Do t’ju trajtojmë si një individ dhe rastin tuaj si të veçantë.
  • Do ta mbajm në mend se për ju, intervistimi mund të jetë një përvojë e re, disi e frikshme dhe ju mund të ndiheni të shqetësuar.
  • Do ta përdorim kohën e kufizuar që kemi në dispozicion për të krijuar një pasqyrë të qartë ne lidhje me planet tuaja dhe qëllimet e udhëtimit.
  • Do t’i përdorim burimet që kemi në dispozicion që t’ju ndihmojmë të gjithë aplikantëve në caktimin e termineve për t’ju mundësuar udhëtimet në kohë qoftë për afarizëm, studime apo obligime tjera të rëndësishme.
  • Do të postojmë informata të sakta dhe të detajuara në lidhje me kërkesat për viza dhe procedurat e aplikimit në çdo web faqe të Ambasadës apo Konsullatës.
  • Do t’ju ofrojmë informata për kohën e pritjes për termine për vizat jo imigruese në çdo Ambasadë dhe Konsullatë përmes postimeve në http://travel.state.gov.
  • Do t’ju sqarojmë arsyen për çdo refuzim vize.

Për më shumë, nëse jeni :

  • Student, do të bëjmë ç’është e mundur që jut ë keni një termin të caktuar dhe nëse kualifikoheni, marrjen e vizës që përkon me fillimin e mësimeve.
  • Udhëtar në raste të emergjencës humanitare dhe mjekësore, ne do të përshpejtojmë procesimin për ata që kanë të bëjnë me rastet emergjente ku vihet në pyetje jeta e njeriut.
  • Udhëtar afarist, ne do të përcaktojmë mekanizmat e duhur për lehtësimin e udhtimeve dhe do të pëshpejtojmë rastet me interest të veçantë për biznesin Amerikan.

Në të njëjtën kohë, ne presim nga ju, aplikantë të vizave, që të:

  • Planifikoni udhëtimin dhe aplikimin tuaj për vizë sa më herët që është e mundshme.
  • Kompletoni aplikacionin tuaj në mënyrë të plotë dhe të saktë.
  • Përgaditeni për qëllimet dhe planet.
  • Përgaditeni për intervistën tuaj, duke qenë në gjendje të jepni sqarime të qarta dhe sakta në lidhje me qëllimet tuaja.