Video Deklarata e Ambasadorit Delawie për zgjedhjet

Video Deklarata e ambasadorit Delawie për zgjedhjet (9 qershor 2017)

Urime Kosovë. E kaluat fushatën dhe tash ju jeni gati për ngjarjen kryesore.

Pas disa javësh të debatit politik të dielen ju do ta keni fjalën e fundit. Ju do të dëshmoni se qytetarët e Kosovës e përcaktojnë rrugën e ardhshme të shtetit tuaj.

Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë jush gjatë rrugëtimit – do të vëzhgojnë proceset e votimit dhe numërimit të votave në gjithë vendin. Ne poashtu do të qëndrojmë pranë vendimit tuaj demokratik gjersa përfaqësuesit tuaj të ri përballen me sfida dhe mundësi të rëndësishme në muajt dhe vitet që vijnë.

Por, ky vendim varet nga ju, dhe vetëm nga ju – qytetarët e Kosovës.  Pra, dilni dhe votoni! Zgjedhni udhëheqësit që nuk janë të korruptuar, zgjedhni ata që do të ju përfaqësojnë juve dhe interesat më të mira të shtetit tuaj, ata që do të punojnë shumë për të përmbushur fatin e Kosovës në zemër të Evropës.

Ardhmëria e Kosovës është në duart e juaja.