Ushtarët amerikanë mbështesin KFOR-in qe njëzet vjet

 

Ushtarët amerikanë mbështesin KFOR-in qe njëzet vjet

Trupat amerikanë kontribuojnë në misionin e NATO-KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë e të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Përshëndetje, jam kapiteni Josh Robertson. Jam komandant i kompanisë Alfa, Batalioni Sulmues me Helikopterë 1-230

Sean Nestor, jam nga Ekipi Ndërlidhës Monitorues

Togeri Evans, vij nga Garda Kombëtare e Kalifornisë

Jam togerja Taylor Martin dhe jam komandante e Njësitit Veprues për Çminim.

Rreshteri i kl. të parë Arold, gjithashtu nga Njësiti Veprues për Çminim.

Për herë të parë kam ardhur në Kosovë në vitin 1999, pothuajse 20 vjet më parë.  Në fillim kampi Bondstill as që ekzistonte. Në fakt kam jetuar në një fshat dhe operonim në atë sektor nga ai fshat.

Ekipi Ndërlidhës Monitorues shërben si urë ndërmjet komunitetit civil, institucioneve në Kosovë dhe KFOR-it.

Jam pjesë e misionit të evakuimit mjekësor të operacioneve në mbështetje të paqes këtu në Kosovë. Jemi krenarë që jemi këtu. Na pëlqen çka bëjmë këtu dhe më saktësisht, jemi të lumtur kur mund ti ndihmojmë qytetarët e Kosovës.

Trupat amerikanë në kampin Bondstill demonstrojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqe dhe stabilitet në Kosovë.

Në njëzet vitet e fundit, 19 shtete federale amerikane i kanë dërguar trupat e Gardës Kombëtare për të marrë pjesë në operacionet në mbështetje të paqes në KFOR.

Ndër të arriturat tona më të mëdha këtu në Kosovë ishte planifikimi dhe mbajtja e Simpoziumit shumëkombësh për Mjetet Shpërthyese, ku morën pjesë 12 entitet të ndryshme të EOD-së nga të gjitha njësitet e Çminimit të KFOR-it si dhe njësiti i Çminimit nga FSK-ja.

Në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës dhe partnerët e shoqërisë civile, ekipet çminuese të KFOR-it kanë pastruar 80% të mjeteve shpërthyese që janë në Kosovë dhe po punojnë që ta zvogëlojnë numrin e tyre në zero deri në 2024-n.

Një ndër projektet tona të fundit është organizimi i një gare artistike ndëretnike që përqendrohet në sigurimin e materialit për shkolla, si dhe në promovimin e aspektit shumë-kulturor dhe tolerancës ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Për herë të dytë kam qenë këtu në 2001-n. Kampi Bondstill ishte metropol i gjallërishëm. Ishte shumë i madh.

Tani jam sërish këtu, 2018-2019. Kampi Bondstill sigurisht është zvogëluar. Disa ndryshime të mëdha prej zbarkimit të parë dhe këtij të fundit është infrastruktura në vend. Rrugët, ekonomia, gjithçka po lulëzon tani, gjë që nuk ndodhte aq në 1999-n.

Sigurisht, jam krenar që jam pjesë e një organizate shumëkombëshe që shërben në mbështetje të operacioneve të paqes këtu në Kosovë.

Jemi krenarë që jemi pjesë e ekipit të KFOR-it.

Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit të KFOR-it.

Ambasada amerikane në Prishtinë përshëndet kontributin e tanishëm të 20 shteteve anëtare të NATO-s dhe 8 shteteve partnere dhe i falënderon mijëra ushtarë amerikanë që kanë shërbyer në Kosovë gjatë njëzet viteve të fundit.