Për shërbimet ndaj shtetasve amerikan, ju lutem referojuni informatave ne gjuhen angleze.
Informohuni, qëndroni në kontakt, sigurohuni!
Shtetasit amerikan mund të regjistrohen në faqen e internetit https://step.state.gov/step/. Programi i menqur për regjistrim të udhëtimit (STEP) është një shërbim falas që ju ofron shtetasve amerikan që udhëtojnë jashtë vendit mundësinë që të regjistrojnë udhëtimin e tyre me ambasadën apo konsullatën më të afërt.
Rastet Urgjente
Nëse ju jeni shtetas amerikan në Kosovë dhe keni nevojë për ndihmë urgjente pas orarit të punës, ju lutem telefononi në numrin +381 38-5959-3000 dhe kërkoni të bisedoni me oficerin dispeçer.
Nëse lajmëroheni nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me një shtetas amerikan në Kosovë që ka nevojë për ndihmë urgjente, telefononi në numrin pa pagesë 1-888-407-4747 në SHBA dhe Kanada, ose 1-202-501-4444 nga vendet e tjera. Këto numra janë në dispozicion 8:00h -20:00h sipas kohës lindore në SHBA, nga e hëna deri të premten (përveç festave federale në SHBA).
Pyetjet ose njoftimet urgjente që kanë të bëjnë me jetën ose vdekjen e shtetasve amerikan duhet ti drejtoni në zyrën tonë përmes telefonit. Ju lutem, mos dërgoni informata të natyrës urgjente të cilat kërkojnë përgjigje të menjëhershme përmes postës elektronike.
Për çështjet tjera të cilët mund të paraqiten gjatë orarit të punës ose edhe pas orarit të punës të cilat nga natyra nuk janë urgjente, ju lutem na kontaktoni gjatë orarit të rregullt të punës. Sektori konsullor është i hapur nga ora 8:00-17:00h, nga e hëna deri të premten, me përjashtim të festave lokale dhe atyre amerikane.
Programi i menqur për regjistrim të udhëtimit – STEP