Takimi i Sekretarit Pompeo me Kryeministrin e Kosovës Hoti, 5 shtator 2020
Dje në Uashington, DC, Sekretari i Shtetit, Michael R. Pompeo, u takua me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Sekretari Pompeo përsëriti mbështetjen e SHBA për Kosovën, inkurajoi vazhdimin e negociatave me Serbinë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit të përqendruar në njohjen reciproke dhe kërkoi zbatimin e vazhdueshëm të marrëveshjes për linjat aurora, hekurudhore dhe rrugore, të ndërmjetësuara nga i Dërguari i Posaçëm i Presidentit, Richard Grenell. Sekretari Pompeo inkurajoi Kosovën që të përqendrohet në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Sekretari dhe Kryeministri diskutuan gjithashtu për përpjekjet e Kosovës në luftimin e pandemisë COVID-19 dhe angazhimin e saj për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.