Deklarata e QUINT-it për zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill 2023

Deklarata e QUINT-it për zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill 2023

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara pranojnë se, pas shtyrjes së zgjedhjeve lokale në dhjetor 2022, zgjedhjet për katër kryetarë të komunave dhe për dy asamble komunale do të mbahen më 23 prill 2023, në përputhje me kërkesat ligjore.

Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë.

Është thelbësore të sigurohet që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt. Ne presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen dhe të shmangin dhunën që mund t’i prishë zgjedhjet.