Porosia për Ditën Kombëtare të Kosovës nga Presidenti Trump

Porosia për Ditën Kombëtare të Kosovës nga Presidenti Trump, 17 shkurt, 2017

I nderuari z. President,

Në emër të Shteteve të Bashkuara, kam kënaqësinë ta uroj popullin e Kosovës për Ditën tuaj të Pavarësisë më 17 shkurt.

Partneriteti mes vendeve tona bazohet në vlera dhe interesa të përbashkëta. E ardhmja e Kosovës sovrane, shumetnike dhe demokratike është në rajonin e qëndrueshëm dhe të begatë të Ballkanit të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara festuan me të gjithë qytetarët e Kosovës medaljen e artë historike të fituar gjatë Lojërave Olimpike në Brazil, si dhe sezonin inaugurues të ekipit tuaj të futbollit në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA).

Presim ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të gjerë e të thellë, të fokusuar në mbështetjen e zhvillimit demokratik dhe ekonomik, në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët, dhe në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe të luftëtarëve të huaj terroristë.

Sinqerisht,

Donald J. Trump