Porosia e Ambasadorit Kosnett me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Porosia e Ambasadorit Kosnett me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars 2019

Prej muzikës e sportit e deri te politika dhe lufta për të drejtat e njeriut, Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kremtojmë të arriturat e grave, por me 18 %, Kosova përballet me një prej shkallëve më të ulëta në botë të pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore.  Ekonomia shënon rritje kur punojnë më shumë gra.

Burrat dhe gratë duhet të punojnë së bashku për të thyer pengesat sociale, politike dhe ekonomike që mbajnë gjysmën e fuqisë intelektuale të Kosovës jashtë lojës.

Shpresoj që do të bashkoheni me mua për të marrë qëndrim të fortë dhe të zëshëm për promovimin e barazisë gjinore, sot dhe gjatë tërë vitit.

T’ia nisim punës.