Historia e SHBA-ve dhe Kosovës

Shtetet e Bashkuara së pari hapën Zyrën e Shërbimit Informativ të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1996. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2008, Zyra e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka vepruar në cilësi të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Kosovën dhe Zyrën u bë Ambasadë. Në shtator të vitit 2012, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan partnerëve në Grupin Drejtues Ndërkombëtar në njohjen e progresit enorm që kishte arritur Kosova, duke përfshirë mbështetjen e zotimeve të saj për zbatimin e dispozitave që përmban plani i të dërguarit të posaçëm Ahtisaari dhe mishërimin e këtyre në ligjet e Kosovës, duke deklaruar kështu fundin e pavarësisë së mbikëqyrur dhe shpërbërjen e Zyrës Civile Ndërkombëtare.

Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar me trupa në Forcën e Kosovës (KFOR) të prirë nga NATO, e ngarkuar me ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kontribuuan me staf për Misionin e BE-së për Sundim të së Drejtës (EULEX) që nga vendosja e tij më 2008, duke shënuar herën e parë që Shtetet e Bashkuara morën pjesë në një mision të BE-së për Politikën e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje. Që nga viti 1999, qeveria e SHBA-ve ka investuar në Kosovë rreth $2 miliardë, dhe aktualisht është duke ndërtuar një ndërtesë të re të ambasadës me vlerë shumëmilionëshe në dollarë, që është planifikuar të hapet në vitin 2019.