Prioritetet e ambasadës në këtë kohë janë për të siguruar përmirësim të shtetit të së drejtës dhe qeverisje që plotëson nevojat e qytetarëve; për të siguruar që Kosova ka rritje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse ekonomike që mbështet stabilitetin dhe integrimin e saj me Evropën; për të siguruar që Kosova kontribuon pozitivisht në stabilitetin rajonal, duke përfshirë dhe duke transformuar ligjërisht sektorin e saj të sigurisë, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, promovimin e të drejtave të pakicave, dhe integrimin në strukturat euroatlantike.
Që nga viti 2011, Bashkimi Evropian (BE) ka lehtësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës për çështjet praktike për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i çuar ata përpara në perspektivat e tyre evropiane, proces ky të cilin e mbështesin Shtetet e Bashkuara. Më 5 maj 2014, Kosova dhe BE-ja së bashku deklaruan përfundimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit që paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Marrëveshja u nënshkrua në tetor të vitit 2015, dhe u ratifikua nga Kuvendi i Kosovës më 2 nëntor 2015.