- Historia e SHBA-ve dhe Kosovës
- Çështjet aktuale
- Informatat dhe resurset kundër korrupsionit

Në mbarë botën, korrupsioni dobëson rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, destabilizon qeveritë, dëmton demokracinë dhe ofron hapje për grupe të rrezikshme si kriminelët, trafikantët dhe terroristët. Siç ka thënë Sekretari Kerry, korrupsioni “e shkatërron tërë strukturën e shoqërisë”. Departamenti i Shtetit i SHBA-së e ka bërë luftën kundër korrupsionit prioritet të sigurisë kombëtare dhe punon në mbarë botën për ta parandaluar korrupsionin, nxitur llogaridhënien dhe fuqizuar reformatorët.
Ambasada Amerikane në Prishtinë është e vendosur të mos ketë asnjë bashkëpunim me zyrtarët që janë nën hetim zyrtar për korrupsion, ta ndërpresë ndihmën për zyrtarët ose agjencitë e korruptuara dhe ta ndalojë udhëtimin për individët e përfshirë në korrupsion.
Shumë sektorë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë kanë një agjendë aktive të përqendruar në këtë çështje kritike. Ata kanë financuar projekte dhe trajnime të shumta për t’i mbështetur institucionet e Kosovës, shoqërinë civile dhe sektorin privat për ta inkurajuar një qasje më të koordinuar për t’u marrë me korrupsionin dhe për të siguruar që agjencitë qeveritare mbeten të angazhuara në mënyrë aktive. Projekte specifike janë të përqendruara në e-qeverisje, forcim të sistemit gjyqësor dhe inkurajim të qytetarëve për ta raportuar korrupsionin.