Ambasadori Greg Delawie

Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës

Z. Delawie dha betimin si ambasador më 24 korrik 2015. Ai ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentes Jahjaga më 21 gusht. Si anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, z. Delawie ka shërbyer si zëvendës i ndihmës-sekretarit për verifikim, planifikim dhe siguri evropiane në Zyrën për kontroll, verifikim dhe pajtueshmëri të armëve të Departamentit të Shtetit. Para kësaj detyre, z. Delawie ka shërbyer si zëvendës-shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Berlin, Gjermani, ku ishte zyrtari kryesor operativ i njërit prej misioneve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Para Berlinit, ai ishte zëvendës i ndihmës-sekretarit në Zyrën për çështje politiko-ushtarake, ku ishte personi kryesor i Departamentit të Shtetit për çështje kundër piraterisë dhe menaxhoi programet për çminim humanitar, negocim të marrëveshje për status të forcave. Z. Delawie gjithashtu ka shërbyer si zëvendës-shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Zagreb, Kroaci, dhe në pozita të ndryshme në Romë, Ankara dhe Frankfurt. Në detyra të tjera në Uashington ai ka punuar në çështje të tregtisë bilaterale, politika të burimeve njerëzore, siguri të aviacionit, si zyrtar përgjegjës për Organizatën për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, dhe si mbikëqyrës në Qendrën për operacione të Departamentit të Shtetit.

Z. Delawie zotëron këto gjuhë të huaja: gjermanisht, italisht, kroatisht dhe turqisht. Anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, ai diplomoi në ekonomi në Kolegjin e Harvardit. Ai është me prejardhje nga San Diego, Kaliforni.