Nicholas J. Giacobbe, Jr.

Nicholas J. Giacobbe, Jr

Zëvendës-Shef i Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës

Nicholas J. Giacobbe i Riu erdhi në Prishtinë si zëvendës-shef i misionit më 19 shtator 2019. Para se të caktohej në Kosovë, ai ka shërbyer tri vjet si zëvendës-shef i misionit në Montevideo të Uruguajit. Para Uruguajit, ka shërbyer si këshilltar për marrëdhënie me publikun në ambasadën amerikane në Bagdad, Irak dhe si këshilltar për çështje kulturore në Romë, Itali. Ai është shërbyes karriere në Shërbimin e Lartë të Jashtëm dhe ka gradën Ministër-Këshilltar.

Detyrat e mëhershme përfshijnë shef i shtabit i nën-sekretarit për Diplomaci Publike dhe Marrëdhënie me Publikun, asistent ekzekutiv i drejtorit të Byrosë së Departamentit të Shtetit për Operacione të Ndërtimit jashtë vendit, si dhe ka shërbyer në Sekretariatin Ekzekutiv të Departamentit të Shtetit në mbështetje të Sekretarëve të Shtetit Ollbrajt dhe Pauell. Përvoja e tij jashtë vendit përfshin detyra në shërbimin e jashtëm në Toronto, Havanë, Kuito, Tegucigalpa, Bukuresht dhe Sarajevë, si dhe ka shërbyer në Korpusin e Paqes si bashkëpunëtor për çështje të bujqësisë në zonat rurale të Ekuadorit. Gjithashtu, ai ka përvojë të gjatë në shërbimin civil si në Zyrën për Financa dhe Menaxhim të Departamentit e Bujqësisë (ia ka filluar si praktikant/bursist i Programit Presidencial për Menaxhment) dhe në Bordin për Investime Federale të Fondit për Kursime Pensionale.

I lindur në Revere të Masaçusets, Nick-u ka diplomë baçelor në qeverisje nga Universiteti i Sufolkut në Boston dhe diplomë master nga Kolegji Kombëtar i Luftës (Strategji të Sigurisë Kombëtare) dhe nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Monterej (Administratë Publike Ndërkombëtare). Ai dhe bashkëshkortja e tij Cory e kanë një vajzë, e cila është studente në universitet dhe synon të bëhet artiste.