Sektori i Marrëdhënieve Publike pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë ka hapur konkursin për aplikime për Programin Fulbright Specialist 2017. Afati për pranimin e aplikacioneve për këtë program do të jetë i hapur deri me 1 mars, 2017.
Te gjitha informatat reth ketij konkursi gjinden në web faqen tonë në, linku në vijim https://xk.usembassy.gov/2017-fulbright-specialist-program/ Në këtë program mund të aplikojnë institucione/entitete të Kosovës (akademike, qeveritare, shoqëri civile) me kërkes për të sjellur ekspert të fushave të ndryshme nga SHBA në Kosovë për një periudhë kohore nga 2 deri ne 6 javë.
Më e rëndësishmja, projekt propozimi duhet të vijë nga një institucion nikoqir në Kosovë dhe se projekti duhet të jetë specifik dhe të ketë rezultate të matshme. Projektet duhet të përfshijnë gjithashtu një element për bashke-financim, si dhe një vizion të qartë për hapat e ardhshëm në kuadër të institucionit pasi projekti të ketë përfunduar.
Me qëllim që të përgjigjemi në pyetjet tuaja që ju mund të keni rreth ketij programi, ju njoftojme se do te organizojmë një session informues të mërkurën, me datën 25 janar, 2017 i cili do të mbahet në American Corner (që gjendet ne Bibliotekën Kombëtare) prej orës 10:30-11:30. Në pyetjet tuaja do të përgjigjen Mark Naylor dhe Remzije Potoku nga Sektori i Marrëdhënieve Publike pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Te gjithe të interesuarit për këtë program janë të mirëseardhur të marrin pjesë.