Njihuni me zëvendës-shefin e misionit, Nick Giacobbe

Përshëndetje. Jam Nik Xhakobi dhe jam zëvendës-shef i misionit të ambasadës amerikane këtu në Kosovë. Jam tepër i lumtur që po punoj në këtë qytet kaq të gjallërishëm dhe këtë vend kaq të bukur. Pjesa që më pëlqen më së shumti në punën time është mundësia për të udhëtuar nëpër Kosovë dhe për tu takuar me njerëzit që janë të angazhuar në veprimtari novative që ndihmojnë në rritjen e Kosovës. Shumë prej jush jeni të përkushtuar për tu kujdesur për shtëpinë tuaj, Kosovën. Tash që Kosova është shtëpia ime e re, edhe unë do të punoj me mund për të siguruar që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbesin të forta përderisa vazhdojmë të punojmë për paqe, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shpresoj t’ju shoh përreth!