SHBA-të kanë njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur që nga viti 2008 dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çka kalon kufijtë e saj. Na vie mirë që mbrëmë nuk kishte konfrontime në kufi. SHBA-të përkrahin fuqishëm dialogun e moderuar nga BE-ja si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Pyetjet lidhur me politikën e SHBA-ve ndaj Serbisë duhet t’i adresoni te ambasada e jonë në Beograd. Sidoqoftë, politika e SHBA-ve lidhur me Ballkanin në dy dekadat e fundit ka qenë relativisht konsistente pa marrë parasysh se cila parti ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi parë asnjë indikacion se kjo do të ndryshojë.