Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çka kalon kufijtë e saj. Na vie mirë që nuk kishte konfrontime në kufi por nga rritja e nacionalizmit nuk përfiton askush. SHBA-të përkrahin fuqishëm dialogun e moderuar nga BE-ja si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe i bëjmë thirrje gjitha palëve që t’i shmangen retorikës së rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e jetëve të qytetarëve të të dyja shteteve. Sot festojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luther King Jr., i cili tha se “gjithmonë është koha e duhur për të bërë atë që është e drejtë.” Tash është koha e duhur për të punuar për bashkëpunim dhe kundër konfrontimit”.
