Në këtë video të prodhuar nga KTV, mund të mësoni më shumë për historinë e Kalajasë mbresëlënëse të Prizrenit dhe projektin e restaurimit të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe partnerë të tjerë lokal.
KTV
Hapësirat dhe objektet që bartin kulturën dhe historinë e Prizrenit, janë aq të ndërfutura në jetën e këtij qyteti, sa që në Prizren, njerëzit, thjesht jetojnë mes trashëgimisë kulturore.
Sipër këtij qyteti me gjithë këto pasuri kulturore qëndron Kalaja e Prizrenit, një fortifikatë komplekse, në të cilën bashkëjetojnë një varg monumentesh që shpërfaqin jetën që dikur bëhej brenda këtyre mureve.
E pozicionuar 525 metra mbi nivelin e detit dhe me një sipërfaqe rreth 1.5 hektarë, Kalaja e Prizrenit ka qenë e banuar të paktën që nga periudha e bronzit të vonë.
Rezultatet arkeologjike dhe të dhënat historike tregojnë për një mbivendosje të vazhdueshme shtresash kulturore nga antika, periudha e hershme bizantine, mesjeta e vonë dhe përgjatë periudhës osmane e deri te luftërat ballkanike kur kalaja u braktis.
Shafi Gashi
Instituti Arkeologjik i Kosovës
Që nga periudha e bronzit të vonë e deri më 1913, Kalaja ka pësuar një transformin jashtezakonisht të madh. Muri kryesor rrethues është i periudhës së hershme bizantine, gjegjësisht në periudhën e Justilianit perandorit të Bizantit me prejardhje ilire, pastaj gjatë periudhës mesjetare ka pasur disa ndërhyrje, ndërsa në periudhën osmane ka pasur pothuajse minimum 5 faza të ndërtimit me ç’rast shumë struktura që sot shihen janë po ashtu të periudhës osmane.
Kalaja faktikisht në aspektin arkitekturor ndahet në 4 pjesë dhe kryesisht këto struktura që ne i shohim tani kanë qenë – ne i quajmë kazamate – dhe si duket janë përdorur për deponim të ushqimit, kuajve dhe kati i epërm që është dëmtuar në luftrat ballkanike ka qenë kryesisht ambiente për ushtarë për mbrojtje. Po ashtu, xhamia, depoja, rezervuari i ujit, depoja e barutit dhe shumë kulla që gjenden brenda kalasë dhe gjatë perimetrit të murit rrethues janë dëmtuar, por gjurmët e tyre janë ende sot e kësaj dite dhe natyrisht ne i kemi konzervuar dhe janë shndërruar pak a shumë në pika shumë atraktive për turistët në mënyrë që të mund ta shijojnë të gjithë ambientin për rreth.
KTV
Transformimi që ka përjetuar Kalaja e Prizrenit në vitet e fundit, është rezultat i punës së Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe organizatës Trashëgimia Kulturore Pa Kufi në njërën anë, si dhe financave të Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë në anën tjetër.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka vizituar Kalanë e Prizrenit teksa restaurimi i saj ka hyrë në fazën përfundimtare, ka falënderuar të gjithë partnerët që kanë mundësuar që investimet e ambasadës amerikane të japin rezultate pozitive në pamjen e re të kalasë.
Greg Delawie
Ambasador i SHBA-së në Kosovë
The restoration of the castle has really come a long way in just the last year. In fact, I was here just a couple of months ago and it has come a long way even since then. The United States Government, through the Cultural Heritage Preservation Fund and United States Embassy in Kosovo, has invested nearly $700,000 in the castle. Prizren Castle is an incredible example of Kosovo’s rich and diverse cultural heritage and history. This site is important not only to the people of Prizren, but to all Kosovo citizens.
KTV
Rreth 400 mijë euro të Ministrisë së Kulturës dhe rreth 700 mijë dollarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, i kanë mundësuar Institutit Arkeologjik që të restaurojë dhe konservojë kalanë, ndërsa organizatës CHwB, ta përshtatë atë duke e bërë të qasshme për vizitorë.
Senat Haliti,
CHwB – Trashëgimia Kulturore pa Kufi
Procesi ka zgjatur më shumë se një vit e gjysmë, dmth ka pasur një seri të punëtorive, ku fillimisht është folur për ide, mandej janë propozuar skenarë për ato ide për me mbërri në skenarin e fundit ku prej të gjitha grupeve është parë e arsyeshme që ky lokalitet të ketë një përmbajte të përzier në aspektin e mundësive të shfrytëzimit në kuptimin që pjesa e qytetit të epërm të shndërrohet në një mjedis ku kishin me u organizu ngjarje të ndryshme kulturore. Është shfrytëzuar konfiguracioni i terrenit për me kriju një amfiteatër fleksibil, i cili do të mundësonte shfaqjen e performancave të ndryshme, si koncerte, filma e çkado tjetër. Është punuar në infrastrukturë; është ndërtuar kthina sanitare për vizitorë. Gjithashtu, një element shumë i rëndësishëm që projekti adreson është edhe qasja për të gjithë; qasja edhe për njerëz me nevoja të veçanta. Siç mund të shihet nga pamjet, është dizajnuar një platformë e cila përveç që mundëson lëvizje të lehtësueshme për vizitorët, gjithashtu edhe shërben si një shteg tematik asisoji që vizitorët të informohen për këtë lokalitet.
KTV
Ato që vetëm para pak vjetësh ishin gërmadha të mbuluara nga shtresa dheu dhe barëra të larta, pas restaurimit dhe konservimit, sot mund të vizitohen si monumente historike me vlera kulturore.
Shafi Gashi
Natyrisht, ne kemi punu në shumë drejtime. Fokusi i projektit ka qenë që të bën gërmime arkeologjike, sidomos ato me karakter pastrimi në mënyrë që me fondin e ambasadës amerikane ti konservojmë këto struktura. Pastaj, paralelisht është punuar në konservimin e gjithë pjesëve të kalasë. Ka mbetur edhe pak për tu bërë, shpresoj që në dy vitet në vazhdim, ai 10% i punëve të mbetura do të përfundojë. Paralelisht me grupin e studentëve të arkeologëve, ne kemi punuar në gjithë materialin arkeologjik që është gjetur në kala, statistika, përgatitja për publikim dhe restaurimi i artefakteve, siç i patë edhe ju brenda ambientit ekspozues. Është një koleksion jashtëzakonisht i pasur i artefakteve i objekteve arkeologjike që kap një numër mbi 100 dhe që është një material shumë i mirë për ekspozitën arkeologjike.
KTV
Përveç që ka shpëtuar pasuritë e kalasë nga shkatërrimi, restaurimi i Kalasë së Prizrenit e ka kthyer atë në një vend tërheqës për turistët.
Greg Delawie
Ambasador i SHBA-ve në Kosovë
By investing in the restoration of the castle, we are investing in the future of this region as an important center for domestic and international tourism. The ongoing renovations make the site more accessible to the public, including ramps, lighting, and safety rails. The new sign boards and photography exhibit allow Kosovo citizens and international visitors alike to learn more about the area’s rich archeological and political history.
KTV
I gjithë koloriti kulturor që mban Kalaja e Prizrenit brenda mureve të saj do të jetë i qasshëm për të gjithë në mënyra shumë moderne.
Senat Haliti
Janë vendosë panele informuese prej qytetit që bëjnë me kuptu se çfarë relacioni ka pasur kalaja me qytetin. Në të njëjtën kohë, brenda sajtit janë vendosur panele informuese ku përmes tyre kuptohet pak a shumë transformimet periodike të kalasë. Kemi punuar me kategori të ndryshme dhe për secilën prej ‘target audiencave’ kemi tentuar për të pasur diçka – për fëmijë kemi përgatitur broshura ilustrative apo libra ngjyrosës, të cilët shumë shpejt kanë me u nda për ta. Për entuziastët ka me pasur mundësi që me u informu në lidhje me lokalitetet përmes web-faqes e cila do të jetë aktive shumë shpejt. Vizitorët që janë më avanturistë do ta kenë mundësinë që në momentin që e vizitojnë kalanë t’i marrin syzet përmes të cilave do të mund ta bëjnë një udhëtim në kohë dhe do të mund ta përjetojnë një apo disa hipoteza të gjendjes se si ka mundur të duket Kalaja e Prizrenit në periudha historike. I njëjti material do të jetë në web-faqen e Kalasë, kështu që ata që nuk mund ta vizitojnë Kalanë do të mund të informohen nga web-faqja.
KTV
Bashkë me strukturat e kalasë, objektet e gjetura nga arkeologët do të ekspozohen në ambientet e brendshme të asaj që dikur ishte konaku i kalasë.
Shafi Gashi
Kemi artefakte prej më të ndryshmeve: enë të ndryshme kuzhine, enë tavoline, objekti kulti. Pastaj kemi vegla të ndryshme të periudhave parametalike – kisha me e quajt dhe të neolitit: sëpata, dalta dhe ashqe të tjera. Pastaj në periudha të mëvonshme kemi disa armë, pastaj në mesjetën e vonë dhe gjatë periudhës moderne ka një koleksion jashtëzakonisht i madh i predhave të ndryshme të topave që ne i kemi gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike. Pothuajse vetëm municioin kemi mbi 400-500 objekte, pastaj një koleksion të llullave, të cilat janë kryesisht llulla për pirjen e duhanit, të cilat kanë ardhur ose nga Selaniku ose nga Stambolli – pothuajse të gjitha importe. Dhe një koleksion shumë i mirë po ashtu i monedhave duke filluar nga periudha e Justinianit, shek. i VI-të deri në shek. XI. Pastaj kemi monedha të periudhës osmane, vula dhe artefakte prej më të ndryshmeve që i kanë përdorur banorët, ushtarët apo kushdoqoftë që ka jetuar në kala.
KTV
Kur të kenë përfunduar gjithë punimet, Kalaja e Prizrenit do ta ketë edhe një trupë menaxhuese të përhershme që do të kujdeset për mirëmbajtjen e kalasë dhe mbarëvajtjen e vizitave turistike në kala.
Senat Haliti
Plani i menaxhimit është në fazën finale. Dokumenti është pothuajse i përfunduar. Ka mbetur lokaliteti arkeologjik të themelohet njësia menaxhuese, një trup, i cili në baza ditore do të merret me implementimin e planit. Për këtë po diskutohen skenarë të ndryshëm, shumë shpejt do ta kemi edhe këtë njësi të themeluar. Mandati i saj do të jetë shumë i shkurtë. Paralelisht me këtë tashmë ka filluar edhe hartimi planit të menaxhimit për Qendrën historike të Prizrenit, pjesë e të cilës është edhe Kalaja e Prizrenit dhe në momentin kur ai plan të jetë i finalizuar dhe rrjedhimisht Qendra historike e qytetit të Prizrenit do ta ketë njësine menagjuese të vet; detyrat që dalin për menaxhimin e Kalasë së Prizrenit do duhej ti barteshin njësisë menaxhuese të Qendrës historike të Prizrenit.
KTV
Ata që janë angazhuar që pasuritë kulturore të Kalasë së Prizrenit të jenë publike dhe të arritshme për çdokënd, besojnë që ky vend historik do të fitojë edhe peshë ekonomike dhe të inspirojë shumë breza në të ardhmen.
Greg Delawie
Ambasador i SHBA-ve në Kosovë
By improving Prizren’s draw as a tourist destination, we look forward to also seeing the region’s continued economic development. I want to see a Kosovo that is prosperous and developed for all of its people, and we will do our best to assist Kosovo institutions – government and non-government alike – to make progress that benefits all. Once the entire restoration project is completed, likely by the end of this year, the people of Prizren and of Kosovo will have another site to be proud of. The Prizren Castle is a fantastic site. I hope everybody will come here and see the fantastic transformation that has occurred over the last couple of years and I hope all of Kosovo’s citizens will be able to enjoy the Castle for many years to come.
KTV
Teksa restaurimi po i kthen hijeshinë kësaj fortese, duke i bërë të dukshme hiret e saj kulturore, me pamjen e re dhe të kompletuar, Kalaja e Prizrenit po shndërrohet në një kurorë të argjendtë mbi trashëgiminë e çmuar kulturore të Prizrenit.