Java e Ndërmarrësisë në Kosovë

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë është krenare që mbështetë Javën Globale të Ndërmarrësisë së Kosovës. Deri sa e shikoja agjendën u kënaqa që pashë aq shumë palë të interesuara dhe një diapazon të gjerë aktivitetesh adresonin tema të rëndësishme, si gratë, rininë, rrjetëzimin dhe përfshirjen.

Njëra nga temat e Javës – e cila domosdo është relevante për mua – që në të vërtetë është një përqëndrim global i Departamentit të Shtetit, është angazhimi i Grave në Ndërmarrësi.

E dijmë se gratë shpesh përballen me grumbuj sfidash në botën afariste që janë të ndryshme nga ato me të cilat përballen kolegët e tyre meshkuj. Disa nga këto përfshijnë kundërshtimin e pritjeve shoqërore; kushte më të rrepta për financim; mungesa e shembujve model, mentorëve dhe rrjeteve afariste; si dhe nevoja për të baraspeshuar obligimet e karierës me vëllimin e tepërt të punës dhe përgjegjësive në shtëpi.

Sidoqoftë, një numër studimesh kanë treguar që kur gratë janë të angazhuara në ndërmarrësi atëherë bashkësitë ë tyre përfitojnë. Gratë kanë gjasa më të mëdha se meshkujt për përqëndrim në aktivitete shoqërore dhe mjedisore, se sa vetëm në projekte pastër ekonomike Prandaj, duke besuar se angazhimi i tyre do të sjellë përifitim të madh për të ardhmen e Kosovës, do të doja të trimëroja gjitha gratë që të kenë guximin për të ndjekur idetë e tyre dhe që ato ide t’i bëjnë realitet.

Gjersa ne mund dhe duhet të adresojmë sfidat specifike me të cilat përballen gratë, unë nuk dua të neglizhoj temën po aq të rëndësishme – atë të përfshirjes. Kosova duhet të përkrahë dhe të trimëroje të gjithë ndërmarrësit në ardhje të saj duke i kushtuar vëmendje nevojave të tyre individuale dhe grupore.

Duke pasur këtë parasysh ju dëshiroj të gjithëve një Javë të Ndërmarrësisë të këndshme dhe produktive dhe pres që të dëgjoj tregimet tuaja gjersa idetë tuaja i shndërroni në produkte dhe shërbime. Ju lutemi na informoni, përdorni #GEWKosovo në rrjetet tuaja sociale, dhe presim të dëgjojmë prej jush.