Fjala e zëvendës shefes të misionit, z-njës Colleen Hyland me rastin e donacionit për QKUK-në

Fjala e zëvendës shefes të misionit, z-njës Colleen Hyland me rastin e donacionit të shtretërve për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 20 shtator 2017

 

Dr. Gjocaj, Dr. Veseli, Ministër Ismajli, personel i palodhshëm i Qendrës Klinike.  Më vjen shumë mirë që jam këtu për të shënuar këtë donacion të pajisjeve më se të domosdoshme medicinale për Qendrën Klinike.

Më vjen mirë që mund të them se kohëve të fundit, Qendra Klinike i ka vendosur 38 shtretër për kujdes intensiv që do të shfrytëzohen në katër klinika të ndryshme këtu në QKUK.  Këta shtretër spitalorë bashkëkohorë, të dhuruar nga SHBA-ja, do t’iu mundësojnë pacientëve rehati më të madhe, si dhe do të mundësojnë cilësi më të mirë të kujdesit të përgjithshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë krenare për mbështetjen e vazhdueshme për Qendrën Klinike.  Ky donacion i posaçëm kap vlerën prej mbi 60.000 dollarë dhe është financuar nga Programi për ndihmë humanitare i Komandës së forcave amerikane për Evropë.  Përpjekjet për këtë donacion janë shtyrë përpara nga Zyra për bashkëpunim të mbrojtjes, që gjendet në ambasadën tonë dhe ky është vetëm projekti i fundit i përkrahjes nga një varg i gjatë që gjithsej vlerësohen të kenë kaluar shifrën prej 2.5 milionë dollarë.

Dëshiroj ta falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe stafin e QSKUK-së për punën e tyre të palodhshme për të mirën e popullit të Kosovës.

Në fund, dëshiroj ta falënderoj ekipin e Zyrës për bashkëpunim të mbrojtjes nga ambasada jonë, Majorin Devlin dhe Majoren Marti, që kanë punuar me Qendrën Klinike për organizimin e këtij donacioni.  Jemi krenarë për gjithë të arriturat e deritashme në përmirësimin dhe zhvillimin e aftësive të QSKUK-së dhe mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Komandës së forcave amerikane për Evropë dhe ambasadës sonë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ju faleminderit!