Fjala e ambasadorit Kosnett me rastin e fillimit të ngjarjes me UNICEF-in, 23 prill 2020
Ministër Vitia, Murat, kolegë e miq, kam nderin që jam pjesë e kësaj ngjarjeje sot.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë bashkë me UNICEF-in në Kosovë për të ndihmuar familjet dhe institucionet që janë në vijë të parë të frontit të kësaj beteje. Këto komplete janë pjesë e pakos së ndihmës prej 1.1 milionë dollarë të USAID-it për Kosovën. Në emër të popullit amerikan, UNICEF-i, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Kryqin e Kuq të Kosovës, do t’i shpërndajë këto komplete te familjet anembanë Kosovës.
Të gjithë e dimë se mënyra më e mirë për ta luftuar këtë pandemi së bashku është duke qenë të sigurtë dhe duke e ndalur përhapjen. Kompletet higjienike që po i dhurojmë sot do t’ju mundësojnë familjeve kosovare, përfshirë ato më të cenueshmet, që të mbrohen nga virusi dhe të ruajnë shëndetin e përgjithshëm.
Vetëm një reagim i përbashkët ndërkombëtar është efikas kundër këtij kërcënimi global. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19.