Fjala e Ambasadorit Kosnett gjatë Panairit të Edukimit

Fjala e Ambasadorit Kosnett gjatë Panairit të Edukimit, 12 prill 2019

Vetëm dëshiroj të them se është kënaqësi e madhe që jam këtu në Panairin e Arsimit për të parë përfaqësuesit e gjitha llojeve të universiteteve dhe kolegjeve amerikane që po e vizitojnë Kosovën. Mendoj se gjëja më emocionuese për sistemin e arsimit në SHBA është larmia e shkollave. Kemi universitete të mëdha publike, kemi kolegje të vogla liberale të artit dhe kemi kolegje të komunitetit, ku mund t’ia fillosh për dy vite dhe pastaj të kalosh në një universitet më të madh. Si dhe mund ta ndryshoni degën e studimeve. Mund t’ia filloni studimeve në një fushë dhe të kaloni në një fushë tjetër.

Pra, është shumë emocionuese për ti parë 1000 studentë nga Kosova që po e vizitojnë këtë panair sot, e janë një milion studentë ndërkombëtarë duke studiuar në SHBA tani.

Prandaj, shpresoj që lidhjet e forta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e arsimit do të vazhdojnë edhe më tej. Kjo me të vërtetë është ditë emocionuese.

Ju faleminderit shumë.