Fjala e ambasadorit Kosnett gjatë Koncertit të bendit Kyle Dillingham në Gjakovë, 8 prill 2019
Mirëmbrëma, zonja dhe zotërinj.
Është privilegj i hatashëm që jam sonte këtu dhe që jam sërish në Gjakovë. Nuk do të mbaj fjalim të gjatë sepse e di që keni ardhur për koncertin e jo për t’më dëgjuar mua.
Sapo isha duke i thënë zëvendës-ministres dhe kryetarit të komunës se kur jam në Gjakovë, gjithmonë më mahnitin të rinjtë, energjia, kreativiteti, ngazëllimi i këtij qyteti. Gjakova është vend i hatashëm. Bashkëshortes sime, Alisonit, dhe mua na pëlqen ta vizitojmë këtë qytet dhe shpresojmë të vijmë shumë herë.
Sonte është nata e muzikës dhe jam i emocionuar që do ti dëgjojmë dy grupe të mrekullueshme. Kyle Dillingham dhe Horseshoe Road dhe Kafu dhe Gipsy Groove. Të dyja bendet ofrojnë stile që kombinojnë lloje të ndryshme të muzikës.
Një prej arsyeve pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova janë kaq të afërta është se kemi të përbashkët përvojën e të qenit komunitet shumetnike. Prej çdo komuniteti ne marrim marrim kontributin dhe forcën. Në të njëjtën mënyrë, këto bende do t’na tregojnë se si marrin nga traditat e ndryshme muzikore: rock, kauntri, popullore. Është qasje shumë emocionuese.
Siç e përmendi edhe drejtori, sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve. Kafu nga Gipsy Groove është përfaqësues i komunitetit rom dhe koncerti i sotshëm na përkujton forcën që Kosova e merr nga bashkësitë e ndryshme etnike.
Pra, është natë e posaçme. Nuk do t’ju marr më shumë kohë. Të kënaqemi me koncertin.