Fjala e ambasadorit Kosnett gjatë Javës së Gruas

Fjala e ambasadorit Kosnett gjatë Javës së Gruas, 15 dhjetor 2020

Mirëdita të gjithëve.

Ju faleminderit të gjithëve që e mundësuan këtë konferencë. Kam nderin që jam „përkrah” ushtrueses së detyrës së presidentes, Osmani, Derek Miçellit nga IDK-ja Mysafirë të tjerë të nderuar, Sekretarja Medlin Olbrajt, heroina ime.

Disave mund t’ju duket e paudhës që të dëgjojnë një zë mashkulli gjatë diskutimeve për përvojat e grave në politikë. Megjithatë, unë jam këtu për të shprehur përkrahjen time për gratë në sferën politike – qoftë në nivel shtetëror, lokal apo të bashkësisë. Është përgjegjësi e burrave, si dhe e grave, për të siguruar përfshirje të të gjithë zërave në politikë. Çështjet e grave janë çështje të të gjithëve dhe të drejtat e grave janë të drejta të njeriut.

Në vitet që kanë kaluar prej kur kam shërbyer për herë të parë në Kosovë më 2003, kam parë përparim në një numër të grave duke u ngritur në pozita të larta udhëheqëse. Një grua – Feti Jahjaga – ka qenë shefe e shtetit. Kosova zgjodhi kryetaren e parë të komunnës në 2013-n dhe natyrisht Vjosa Osmani u zgjodh kryetarja e parë e Kuvendit e tash edhe ushtruese e detyrës së presidentit.

Në zgjedhjet e kaluara, kemi parë numër të grave të reja dhe me kualifikime të mira duke garuar dhe duke u zgjedhur për herë të parë si deputete në Kuvend. Po flas për më shumë se veç plotësimi i kuotës. Në të gjitha zgjedhjet pasuese, qytetarët i kanë zgjedhur drejtpërdrejt gratë në Kuvend duke i përzgjedhur vetë me votën e tyre më me dëshirë se përmes ndarjes për të siguruar plotësimin e kuotës.

Jo vetëm që më shumë gra po zgjedhen në pozita udhëheqëse, por ato janë shumë më të angazhuara – tashmë nuk janë më vetëm vëzhguese të heshtura.

Edhe në Amerikë, edhe pse ende kemi edhe shumë punë, historia po vazhdon. SHBA-ja ka zgjedhur nënkryetaren e parë të saj, e cila po ashtu është afrikano-aziatike, bijë imigrantësh. Ëndrra amerikane është gjallë.

Të gjithë këta shembuj na japin shpresë se votuesit në të dy vendet po piqen dhe po shohin përtej gjinisë.

Nuk dëshiroj t’i nënvlerësoj pengesat që gratë i kanë për të marrë pozita udhëheqëse. Ata që mendojnë se gratë nuk duhet të kenë pozita udhëheqëse në shoqëri nuk do të heqin dorë lehtë. E rrjetet sociale, me të gjitha të mirat e tyre, e kanë lehtësuar shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes ndaj grave. Të gjithë ne kemi për detyrë që të luftojmë seksizmin dhe diskriminimin.

Vëzhgimi i fundit që dua ta bëj është se larmia në punësim, në zgjedhje është e rëndësishme – por gratë – dhe grupet e tjera të nënpërfaqësuara – që e marrin vendin e tyre të merituar në tavolinë, kjo paraqet vetëm fillimin. Si shoqëri, ne duhet të ecim përtej shikimit të larmisë si qëlllim te përqendrimi në përfshirje – që të sigurohemi se gratë dhe të tjerët zënë vendin e merituar në tavolinë, që ato kanë lirinë për të qenë pjesëmarrëse aktive në vendimmarrje, në ndërtimin e të ardhmes.

Me këtë lloj të prijësve vizionarë dhe me vetëbesim, që marrin pjesë në Javën e Gruas si shembuj, gratë e reja në të dy vendet nuk do t’i ndalë gjë.