Fjala e ambasadorit Hovenier gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes për grantin e objektivave zhvillimore,15 shtator 2023
Ju faleminderit, presidente Osmani.
Presidentja Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Misionit të Agjencisë së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Keri Monahan-Hogler (Kerry Monaghan-Hogler) nënshkruan sot një marrëveshje për më shumë se 34 milion dollarë në fonde të asistencës për të mbështetur aktivitetet e shumta të USAID-it këtu në Kosovë.
Dëshiroj të konfirmoj sërish partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara me popullin e Kosovës.
Ky fond shtesë do të mbështesë qëllimet strategjike të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, përfshirë përpjekjeve për avancimin e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjeve për promovimin e rritjes dhe përparimit ekonomik dhe përpjekjeve për forcimin e qeverisjes së mirë dhe të zhvillimit të institucioneve demokratike.
Programet e USAID-it në Kosovë synojnë të sigurojnë që të gjithë kosovarët kanë qasje efikase dhe të prekshme në shërbimet e institucioneve, fuqizohen për të kërkuar llogari për ato shërbime dhe mund të lulëzojnë përmes mundësive të forta ekonomike dhe demokratike.
Gjithashtu, dëshiroj të theksoj se që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar dy miliardë dollarë në Kosovë për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta, me mbi një miliardë dollarë investime nga USAID-i.
Marrëveshja e nënshkruar sot paraqet edhe një manifestim tjetër të përkushtimit të Shteteve të Bashkuara ndaj popullit kosovar.