Fjala e ambasadorit Delawie me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, 19 shkurt 2016

RTK: A mund të na thoni diçka rreth qëllimit të vizitës suaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës amtare?

Ambasadori Delawie: Jam shumë i lumtur që jam këtu në Novobërdë për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës amtare.  Kjo ditë promovon një pjesë të rëndësishme të demokracisë shumetnike të Kosovës: llojshmërinë gjuhësore dhe kulturore.  Veprimtaritë e sotshme nxisin llojshmërinë dhe komunikimin ndërkulturor sepse përfshijnë fëmijët, që flasin gjashtë gjuhë të ndryshme dhe i nxisin që të bashkëpunojnë.

Është mrekulli që po i shohim fëmijët duke krijuar libra dhe duke shkruar.  Librat të cilat po i punonin sot do të barten në internet ashtu që të gjithë të kenë qasje në to dhe që të shohin gjërat e mrekullueshme të cilat mund t’i bëjnë fëmijët po ta kenë rastin.  Besoj se një sistem arsimor që ofron mësimnxënie cilësore për fëmijët e të gjitha bashkësive është i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

RTK: Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës amtare.  Për sa kohë që jeni në Kosovë, a mendoni se në Kosovë respektohen gjuhët e ndryshme?

Ambasadori Delawie: Më vjen mirë që shoh se kudo që shkoj shenjat e vendosura nga qeveria, si qendrore, po ashtu edhe nga ato lokale, janë në tri gjuhët zyrtare, në Prizren madje janë në katër gjuhë.  Pra, më vjen tepër mirë që i shoh fëmijët duke ndjekur mësimet në gjuhën e tyre amtare në shkollat e tyre.  Kjo është shumë me rëndësi.  Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për Kosovën shumetnike e shumëgjuhësore, dhe USAID-i e ne të tjerët në ambasadë përpiqemi të kontribuojmë për ta inkurajuar këtë sa më shumë që mundemi.

Ju faleminderit.