Fjala e ambasadorit Delawie me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me USAID për grantin për zhvillim

Dhjetori është gjithmonë koha e duhur për të shikuar prapa dhe për të vlerësuar vitin që po e lëmë pas, e ky vit ka shënuar të arritura të rëndësishme.

Kosova ka mbajtur zgjedhje të qeta dhe pati kalimin te qeveria e re; pastaj kemi qenë dëshmitarë se Kosova është vlerësuar ndër dhjetë shtetet më reformuese në raportit e të bërit biznes nga Banka Botërore; kemi qenë dëshmitarë të integrimit të gjykatave të Kosovës; si dhe së shpejti edhe të shënimit të përmbylljes komerciale të investimet më të madh privat në Kosovë që do të mundësojë furnizim të sigurtë me energji elektrike. Këto janë rezultate mbresëlënëse. Por, duhet të vazhdojmë rrugën e reformave sepse duhet të punojmë ende për të siguruar ecjen përpara të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evroatlantik.

Ceremonia e sotshme e nënshkrimit të këtij granti bën pikërisht këtë zotim: punën e përbashkët në 2018-tën. Kjo marrëveshje për grante shton edhe mbi 30 milionë dollarë për aktivitetet e USAID-it që do t’i trajtojnë sfidat kryesore të zhvillimit të Kosovës: avancimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjen e mirë, rritjen e ekonomisë së larmishme që krijon investime dhe vende pune, si dhe fuqizimin e kosovarëve të rinj me zotësi akademike dhe profesionale për të qenë generata e ardhshme e prijësve të Kosovës.

Partneriteti për zhvillim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës është i fuqishëm. Ai reflekton pothuajse dy dekada të punës së përbashkët për jetë më të mirë dhe të ardhme më të ndritur për qytetarët e Kosovës. SHBA mbetet e përkushtuar në zotimet e saj dhe presim vazhdimin e partneritetit tonë të vazhdueshëm.

Ju faleminderit!