Fjala e ambasadorit Delawie me rastin e nënshkrimit të grantit për zhvillim të USAID-it

The Signing of the USAID Development Grant September 27, 2016

Ju faleminderit shumë, z. President.  Sigurisht, është kënaqësi që jemi këtu dhe veçanërisht e çmojmë praninë e z-njës Margot Ellis, zëvendës-asistentes së administratorit të USAID-it nga Uashingtoni, e cila është këtu në cilësinë e dëshmitares për këtë gjatë kësaj marrëveshjeje të rëndësishme.

Mendoj se nuk ka nevojë të them që të gjithë jemi më se të lumtur që jemi këtu në këtë ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjes.  Përmes kësaj marrëveshjeje për grant, Shtetet e Bashkuara do të shtojmë edhe 26 milionë dollarë për të vazhduar veprimtaritë e USAID-it në Kosovë.

Jemi mbledhur këtu edhe për të kremtuar partneritetin ndërmjet dy vendeve.  Kjo ceremoni shënon zotimin tonë të vazhdueshëm për ta ndihmuar Kosovën gjatë adresimit të sfidave më të domosdoshme të zhvillimit në rrugën e saj drejt përparimit si vend me të ardhme stabile, të begatshme dhe evropiane.  Prej vitit 1999, vetëm USAID-i ka investuar më shumë se 800 milionë dollarë në Kosovë, por kur i bashkon të gjitha copëzat e ndihmës nga qeveria e SHBA-së, atëherë shuma e tyre i tejkalon një miliardë dollarë në ndihma prej vitit 1999.

Kemi arritur shumë duke punuar së bashku.  Dhe duhet të qëndrojmë të palëkundur në përpjekjet tona për t’i arritur qëllimet që i kemi caktuar.  Në veçanti, po e ndihmojmë Kosovën për t’i shtuar përpjekjet për luftimin e korrupsionit për t’i mënjanuar pengesat për rritje ekonomike dhe për të inkurajuar besimin e qytetarëve në institucionet ekonomike.

Zhvillimi i qëndrueshëm ishte tema kryesore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë vit dhe është më se e përshtatshme që e përmbyllim ngjarjen e sotshme duke u rizotuar për arritjen e qëllimeve të Kosovës për zhvillim përmes partneritetit efikas, bashkëpunimit dhe punës së mundimshme.

Ju faleminderit shumë të gjithëve!