Fjala e ambasadorit Delawie me rastin e ceremonisë në përkujtim të 11 shtatorit

Fjala e ambasadorit Delawie me rastin e ceremonisë në përkujtim të 11 shtatorit, 11 shtator 2018

Ju faleminderit shumë.  Kryeministër, Kryetar i Kuvendit, kolegë, më vjen mirë që jam këtu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njëmend i shprehin mirënjohje Kosovën për përkujtimin e 11 shtatorit dhe e falënderojnë Qeverinë dhe popullin e Kosovës për miqësinë dhe përkrahjen tuaj në këtë ditë dhe gjatë tërë vitit.  Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, Uashingon dhe Pensilvani kanë pasur ndikim në tërë botën dhe prej atëherë, populli i Kosovës ka qëndruar përkrah nesh.  Ne e nderojmë sakrificën e shumë njerëzve, jeta e të cilëve ka ndryshuar atë ditë dhe e çmojmë mbështetjen e vazhdueshme të popullit të Kosovës.

Ju faleminderit shumë.