Fjala e ambasadorit Delawie gjatë pritjes për LGBTI / sundim të ligjit

Fjala e ambasadorit Delawie gjatë pritjes për LGBTI / Sundim të Ligjit, 18 korrik, 2017

Kryetare e Gjykatës Kushtetuese Rama-Hajrizi, ish Presidente Jahjaga, anëtarë të nderuar të komunitetit të LGBTI në Kosovë, përfaqësues te ministrive, prokurorë, përfaqësues të gjyqësorit, shoqërisë civile, kolegë diplomatë,  dhe miq, mirësevini në pritjen për sundimin e ligjit për LGBTI. Më vjen mirë që kam rastin t’i drejtohem një numri të madh të përfaqësuesve të institucioneve të cilat po ndërmarrin hapa të rëndësishëm që nevoiten për të siguruar zbatimin e ligjeve të Kosovës për të përfituar të gjitha komunitetet.

Me 7 qershor, sekretari i shtetit Tillerson, rikonfirmoi përkushtimin tonë për të drejtat e LGBTI në Kosovë dhe “solidarizimin tonë me mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatave të shoqërisë civile të cilat punojnë në tërë botën për të mbështetur lirinë fundamentale të personave LGBTI për të jetuar me dinjitet dhe të lirë.” Të gjithë e dimë që demokracia ështe më e sigurtë kur njerëzit jetojnë të lirë, pa frikë ndaj dhunës dhe diskriminimit.

Kosova ka një nga kornizat ligjore për të drejtat e njeriut më të avansuara në botë, dhe shpresojmë që mund t’i zbatoni këto ligje dhe politika në mënyrë efektive. Kjo është me rëndësi; shumë anëtarë të komunitetit LGBTI kanë konsideruar të largohen nga Kosova për shkak të diskriminimit  dhe shqetësimit.

Për këtë arsye, sonte dëshiroj të theksoj rëndësinë e zbatimit të ligjeve të suksesshme të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjitha komunitetet, duke përfshirë komunitetin LGBTI. Kur diskriminimi ndodh, OJQ-të e pranishme sonte, institucionet e Ombudspersonit dhe prokurorët duhet të reagojnë.

Nëse paraqiten rastet, ato fuqimisht duhet të ndiqen penalisht pasi që parandalimet bëhen vetëm kur ka dënime. Përderisa jemi të kënaqur që ka pasur një dënim nga Gjykata Themelore në Ferizaj kur dy autorë kanë targetuar dhe kanë sulmuar një aktivist të kampanjës kundër HIV, ne e kuptojmë frustrimin e OJQ-ve që nuk janë përdorë ligje më të ashpra kundër krimeve të urrejtjes.

Prandaj, më vjen mirë që programi ynë i zyres tejoqeanike për zhvillim dhe trajnim prokurorial (OPDAT) është duke punuar me këto OJQ dhe me Ministrinë e Drejtësisë për të siguruar që të gjitha komunitetet mbrohen me ligj, dhe sqarimet bëhen kur ka nevoje.

Gjithashtu, jam i kënaqur që programi ynë ndërkombëtar i asistencës për trajnim në hetimet penale (ICITAP) është duke punuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të siguruar që komuniteti transgjinor mund të ushtrojë të drejtat e tyre të parapara në ligjin mbi barazinë gjinore për të përshtatur dokumentet zyrtare duke u bazuar në identitetin e tyre gjinor.

ICITAP-i gjithashtu punon ngusht me policinë e Kosovës dhe dëshiroj t’i duartrokas përpjekjeve të zyrtarëve të cilët çdo qytetar e trajtojnë me respekt. Raportimi i krimit të urrejtjes mund të ndodhë vetem kur ka besim në institucione dhe kjo fillon me policinë e cila është në shërbim të gjithë komunitetit.

Udhëheqja e lartë politike është poashtu e rëndësishme; isha krenar t’i bashkangjitem Presidentit Thaçi vitin e kaluar në marshin IDAHO dhe e di se paraardhësja ime Tracey Jacobson i është bashkangjitur ish Presidentes Jahjaga. Kjo udhëheqje është shenjë pozitive për Kosovën dhe rajonin e gjerë.

Ka shumë njerëz interesantë sonte këtu si nga qeveria poashtu edhe nga sektori privat. Sinqerisht shpresoj që sonte do të bëhen lidhje të reja të cilat do t’u ndihmojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës të kenë qasje në të drejtat e tyre të plota civile. Një nga këto lidhje është Oliver Mains. Oliver e zëvendëson Scott Lang dhe është përgjegjës për çështjet e njejta në të cilat ka punuar ai.

Ju faleminderit shumë që na jeni bashkangjitur sonte.