Fjala e ambasadorit Delawie gjatë Këshillit kombëtar kundër korrupsionit

Do t’jua kursej kohën të gjithëve dhe do të them se ndërlidhem me shumicën e komenteve të të parafolësve.  E kam thënë qysh kur jam emëruar në këtë detyrë, para një viti e gjysmë, se korrupsioni po e pengon Kosovën dhe pothuajse asgjë tjetër nuk ka rëndësi pa përmirësimin e njëmendtë të kësaj çështjeje.  Ndoshta është zmadhim i lehtë i çështjes, por korrupsioni është jashtëzakonisht i rëndësishëm për çështjet ekonomike dhe ato politike dhe gjithçka tjetër që mund ta paramendoni.  E kam thënë edhe më parë se nuk ka shkop magjik për ta zgjidhur këtë problem.  Nevojitet punë e mundimshme nga shoqëria dhe qeveria në shumë linja për t’i hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët e korruptuar, si dhe për ta bërë më të vështirë mundësinë për tu korruptuar.  Qeveria ime po shpenzon shumë para – miliona dollarë çdo vit – në mbështetje të këtyre dy objektivave.

Për dallim nga herët tjera kur flas për korrupsionin, sot do t’i përmend disa gjëra pozitive që i kam parë prej kur kam ardhur këtu.  Kemi parë dorëheqje nga deputetët dhe zyrtarë të tjerë të akuzuar për korrupsion – disa më shpejt se të tjerët, por ka ndodhur.  Kemi parë arrestime dhe ngritje të akuzave kundër zyrtarëve, të cilët pretendohet se janë të korruptuar dhe Kryeprokurori i Shtetit e lexoi një listë mbresëlënëse para disa çasteve.  Kemi parë shumë përparim në vendosjen e prokurimit sistemit, që mund të tingëllojë si diçka e kotë, por që njëmend e bën korrupsionin më të vështirë dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm.  Kemi parë miratimin e skemës për punësim të hartuar nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeveria e Kosovës, e që ne mendojmë se është tepër e rëndësishme për punësimin e shërbyesve të lartë civilë vetëm në bazë të meritave.  Kemi parë rregulla transparente dhe caktim të rastësishëm të rasteve në Shërbimin Doganor dhe mendoj se është me të vërtetë e jashtëzakonshme që agjencia qeveritare, e cila mbledh më shumë se një miliardë euro në vit – shumicën dërmuese të të hyrave të Qeverisë së Kosovës – ka dosje të hatashme kundër korrupsionit.  Mendoj se kjo është e mrekullueshme.  Kemi parë raportin e organizatës “Transparency International” të para ca ditëve që e lavdëron Policinë e Kosovës si më të besueshmen në rajon – gjë që është e hatashme.  Po ashtu, e dëgjuam Kryeprokurorin e Shtetit që përmendi se gjatë muajve të ardhshëm do të punësojnë edhe më shumë prokurorë për t’i caktuar për këto raste dhe ky është zhvillim shumë i mirë.

Të gjitha këto janë çështje të rëndësishme.  Duhet të vazhdojmë t’i shtyjmë përpara.  E di se po ju bëj shtyj shumë të gjithëve këtu, si dhe e di që Kosova është vetëm tetë vjeçe si shtet, por ne duam që Kosova të ketë sukses.  Jemi të përkushtuar për suksesin e Kosovës dhe korrupsioni paraqet pengesën dhe rrezikun më të madh për të ardhmen e Kosovës në Evropë.  E dimë se ju mund ta mposhtni këtë problem dhe këto janë arsyet pse po ju shtyjmë kaq shumë.

Ju faleminderit shumë.