Mirëmëngjesi. Më vjen shumë mirë që jam këtu në këtë ngjarje që ma merr mendja të gjithë pajtohemi se paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për të vënë në pah dhe për t’i shfrytëzuar plotësisht aftësitë e shumta forenzike që Agjencia juaj e Forenzikës dhe ekspertët e saj i kanë kanë zhvilluar përgjatë viteve.
Zyra tejoqeanike për zhvillimin, ndihmën dhe trajnimin e prokurorisë (OPDAT) dhe Programi ndërkombëtar i asistencës për trajnim në hetimet penale (ICITAP) kanë punuar me shumë prej jush që jeni këtu sot në një varg çështjesh të zbatimit dhe të sundimit të ligjit. Policët dhe prokurorët janë ata që më së shumti vendosin nëse dhe si përdoret dëshmia fizike gjatë hetimit të rasteve penale, por janë specialistët e forenzikës ata që duhet të procedojnë dhe raportojnë rreth dëshmive të mbledhura nga krimet.
Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka arritur shumë prej themelit të saj. Numri dhe lloji i pajisjeve dhe bazave të të dhënave po shtohet për çdo vit, e po ashtu ka rritje të trajnimeve të avancuara dhe të specializuara, si dhe akreditim e certifikim në zbatimin e shkencës në të mirë të zbatimit të ligjit në fushat si ADN, toksikologji, balistikë dhe marrje të shenja të gishtërinjëve.
Të gjithë e dimë se prokurorët e rasteve penale përballen me sfida të shumta. Ta përfaqësosh popullin kundër një personi apo më shumë personave të akuzuar për shkelje të ligjeve penale është shumë sfilitëse dhe e vështirë. Disa gjëra që do t’i shihni sot tashmë i dini e disa gjëra që do t’i mësoni do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë se sa shumë kanë përparuar institucionet tuaja, por këto gjëra do t’ua lehtësojnë punën tuaj.
E kuptoj se pas prezantimeve të sotshme, do ta keni rastin ta vizitoni Agjencinë për Forenzikë për t’i parë shumë gjëra me sytë tuaj. Bill-i më ka treguar çfarë objekti mbresëlënës është ai. Prandaj, meqenëse sot nuk do të mund të vi me juve, shpresoj që ta kem rastin ta vizitoj agjencinë ndonjë ditë tjetër. Jam i sigurtë se ajo pjesë do të jetë pjesa më interesante dhe më e frytshme e ditës së sotshme.
Ju faleminderit shumë të gjithëve.