Fjala e ambasadorit Delawie gjatë hapjes së koncertit kundër korrupsionit

Fjala e ambasadorit Delawie gjatë hapjes së koncertit kundër korrupsionit, 9 dhjetor, 2016

Ju faleminderit Valmir dhe faleminderit të gjitha OJQ-ve që e mundësuan Javën kundër korrupsionit:  Çohur, D+, Institutit GAP, Institutit të Kosovës për Drejtësi, Grupit për studime ligjore dhe politike dhe Institutit Demokratik të Kosovës.

E di se sonte jemi mbledhur për të dëgjuar muzikë – dhe pres me padurim ta dëgjoj Trojën për herë të parë – por dëshiroj vetëm t’ju flas shkurtimisht për rëndësinë e kësaj jave.

Pesë ditë me radhë, organizatat nga e tërë Kosova janë bërë bashkë me një porosi të përbashkët: Të bashkuar kundër korrupsionit, bashkë e ndreqim.

Dëgjuam udhëheqësit qeveritarë, shoqërinë civile, bashkësinë ndërkombëtare dhe mediet duke thënë se ka ardhur koha për veprim domethënës në luftën kundër korrupsionit.

Sonte dua t’ju them se tash është çasti i juaj për të ndërmarrë veprime.

E vërteta është se korrupsioni është problem që asnjë ambasadë apo organizatë nuk mund ta ndreqë.

Të vetmit që mund t’i kërkojnë llogari qeverisë janë qytetarët e Kosovës.  Dhe e vetmja mënyrë që kultura e korrupsionit të ndryshojë është nga brenda.

Faleminderit të gjithë organizatorëve.  Faleminderit Trojës.  Ju faleminderit të gjithëve që po dëgjoni.  E tash të dëgjojmë pak muzikë!