Fjala e ambasadorit Delawie gjatë ceremonisë së donacionit të pajisjeve për Ministrinë e Punëve të Brendshme, 5 tetor 2017
Ministër Sefaj, Ministër Hamza, Ministër Hasani, mysafirë të nderuar, më vjen shumë mirë që jam këtu sot. Kjo ngjarje është përfundim i përpjekeve të përbashkëta të Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave dhe asaj të Tregtisë dhe Industrisë me programin për Kontrollin e eksportit dhe sigurisë së kufirit të Shteteve të Bashkuara dhe Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të punuar me autoritetet kosovare për forcimin e kufirit. Kufijtë e fortë ua lehtësojnë udhëtarëve të ligjshëm kalimin e kufirit, si dhe parandalojnë krimin dhe korrupsionin dhe na mbajnë të sigurtë nga ata që duan të na lëndojnë.
Jemi krenarë për punën tonë në aftësimin e zyrtarëve me metodat më të reja, si dhe për bashkëpunimin për tu siguruar që ata i kanë pajisjet që iu duhen për të kryer operacione efikase dhe të shpejta.
Këtu po shohim vetëm një mostër të vogël të atij bashkëpunimi tonë të përgjithshëm.
Pajisjet për ndalim dhe të teknologjisë informative do të përdoren nga Policia kufitare dhe Dogana për shtimin e operacioneve të kontrollit të kufirit. Javën e kaluar, 10 zyrtarë janë aftësuar në përdorimin e detektorit për gjetje të eksplozivit dhe të lëndëve narkotike.
Pajisjet për zbulimin e rrezatimit do të përdoren nga nga Policia kufitare në kufi dhe nëpër pikat kufitare, si dhe nga Agjencia e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe për siguri bërthamore në veprimtaritë reaguese, si dhe nga njësiti policor për rendin publik në ngjarje kombëtare. Javën e kaluar, 13 zyrtarë janë trajnuar për përdorimin e makinave për zbulimin e rrezatimit dhe pajisjet përkatëse.
Përditësimi i pajisjeve të teknologjisë informative për Qendrën Kombëtare për menaxhimin e kufirit do të rrisë aftësitë e saj për luftimin e trafikimit ndërkufitar, krimit transnacional, përhapjes së armëve për shkatërrim në masë dhe terrorizmit përmes shkëmbimit të informatave dhe analizave të rrezikut dhe raporteve të inteligjencës të cilësisë së lartë.
Makinat do të përdoren nga Agjencia e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe për siguri bërthamore dhe nga Departamenti për kontrollin e tregtisë me mallra strategjikë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për inspektime dhe fushata përafruese.
Bashkëpunimi ynë ka sjellë rezultate të prekshme duke përfshirë raste të numërta të zbulimit dhe ndalimit [të tregtisë së paligjshme] me pajisjet e dhuruara nga qeveria amerikane.
Këto përfshijnë:
- 26 kg marihuanë të kapura në pikën e kalimit të kufirit në Vërmicë në janar;
- 40 kg heroinë të zbuluara në pikën e kalimit të kufirit në Kullë në mars;
- 131.000 euro falso të gjetura në pikën e kalimit të kufirit në Vërmicë në mars;
- 19 kg marihuanë të gjetura në terminalin doganor të Prishtinës në prill; dhe
- 9 kg marihuanë të kapura në pikën e kalimit të kufirit në Vërmicë në qershor.
Jemi krenarë për partneritetin tonë me shrëbimin doganor dhe policinë kufitare. Kemi arritur këtë nivel të lartë të bashkëpunimit përmes përkushtimit të fuqishëm të këtyre organizatave ndaj profesionalizmit dhe sundimit të ligjit.
Ju faleminderit të gjithëve.