- Zyrtarët Kryesorë
- Sektorë & Zyra
- Monitorimi i cilësisë së ajrit në Prishtinë
- Mundësimi i transparencës në Ambasadën e ShBA-së Prishtinë
Ambasada e konsideron transparencën si çështje serioze – mund të raportoni çfarëdo rasti të dëmit, mashtrimit apo keqpërdorimit në programet e ambasadës drejtpërdrejt në Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm në Uashington.
Për të raportuar rastet e dyshuara të dëmit, mashtrimit apo keqpërdorimit gjatë procesit të punësimit, prokurimit apo në programet e ambasadës, raportoni në Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm përmes telefonit +383 38 59 59 59 59 ose përmes e-mailit në https://www.stateoig.gov/hotline.
Transkripti i videos:
Ambasada është e përkushtuar për të mundësuar transparencë në proceset tona të punësimit, dhënies së granteve, programet e shkëmbimit dhe dhënien e kontratave. Prandaj, dëshirojmë që të gjithë personat e përfshirë në këto procese ta dinë se nëse kanë njohuri për ndonjë dëm, mashtrim apo keqpërdorim në programet e ambasadës, mund ti raportojnë shqetësimet e te Zyra e pavarur e Inspektorit të Përgjithshëm në Uashington tyre në dy mënyra. Inspektori i Përgjithshëm i merr seriozisht këto raportime.
Për të informuar për dëmet, mashtrimet apo keqpërdorimet në programet e ambasadës, ju lutem thirrni në 383 59 59 59 59.
Ky numër ju lidh drejpërdrejt me Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm (OIG) në Uashington, jo me ambasadën amerikane, ku mund të lini porosi të besueshme me informata për çdo çështje të keqpëdorimit. Kur e lini porosinë, mund të jepni edhe informatat tuaja kontaktuese për t’ua mundësuar hetuesve që t’ju kontaktojnë në mënyrë të besueshme. Ju lutem, mbani mend që OIG nuk pranon pyetje lidhur me refuzimin e vizave. Mënyra tjetër për të raportuar dyshimet tuaja është përmes ueb-faqes së Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm, që është në ekran: https://oig.state.gov/hotline.
Kjo linjë e drejtpërdrejtë me Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm paraqet edhe një mënyrë të përkushtimit tonë ndaj drejtësisë dhe transparencës këtu në ambasadë. Të gjithë luajnë rolin e tyre në çështjen e transparencës.