Sektorë & Zyra

Seksioni për Çështje Publike i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë sqaron dhe avokon për politikën amerikane, shërben si pikë kontakti për mediat dhe marrëdhënie kulturore, dhe këshillon Ambasadën e SHBA-së në Kosovë për çështje të diplomacisë publike.

Seksioni për Çështje Publike punon në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe ofron një varg të gjerë programesh dhe informatash për mediat, shkëmbimet arsimore dhe kulturore, qeverinë dhe institucionet amerikane, zhvillimet legjislative, politikat e jashtme dhe të brendshme dhe çështjet e sociale, ekonomike, politike dhe të sigurisë.  Ajo merret me kërkesat e medieve për intervista, shpërndan komunikata për shtyp, dhe sponzoron trajnime për gazetarë të mediave të shtypura dhe elektronike, si dhe drejton Programin e Shkëmbimit, i cili nga viti 1998 ka dërguar afër 200 kosovarë në SHBA në shkëmbime profesionale dhe arsimore.

Përveç kësaj, ky seksion i mbështet disa organizata joqeveritare amerikane që ofrojnë programe dhe që sponzorojnë shkëmbimet. Seksioni për Çështje Publike po ashtu sponzoron manifestime të kohëpaskohshme kulturore, seminare dhe një gamë të gjerë publikimesh lidhur me kulturën dhe idealet amerikane, si dhe ofron mbështetje për aktivitetet e mësimit të gjuhës angleze në tërë Kosovën.

Qëllimi i udhëtimit tuaj dhe të tjera fakte do të përcaktojnë llojin e vizës që ju duhet sipas ligjit amerikan për imigrimin. Si aplikues për vizë, ju duhet të përcaktoni nëse i përmbushni të gjitha kriteret e kërkuara për të marrë kategorinë e vizës për të cilën po aplikoni.

Lexoni Listën e Kategorive të Vizave në faqen usvisas.state.gov për të përcaktuar se cila kategori vize është më e përshtatshme me qëllimin e vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara.

Për më shumë informta ju lutemi vizitoni faqen tonë në gjuhën angleze.

Misioni i Seksionit Ekonomik është që të kultivojë prosperitetin ekonomik dhe sigurinë, të promovojë interesat komerciale dhe tregtare të SHBA-së në Kosovë dhe të sigurojë mbështetje për prioritetet e politikave ekonomike të SHBA-së. Ai përbëhet nga Njësia për Politika Ekonomike dhe Njësia për Çështje Komerciale, të cilat analizojnë dhe raportojnë trendet ekonomike dhe komerciale në Kosovë dhe punojnë që tua sqarojnë audiencave kosovare politikat ekonomike të SHBA-së. Ky seksion po ashtu mbështet vizitat e delegacioneve të qeverisë së SHBA-së dhe mban kontakte të rregullta me zyrtarë të ndryshëm të Kosovës, organizatat ndërkombëtare, korporatat dhe qytetarët e Kosovës mbi një varg çështjesh politike, ekonomike dhe komerciale me interes për të dy vendet tona.

Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë punon në forcimin e sundimit të ligjit, ndihmon në integrimin e veriut dhe mbështet përpjekjet e Kosovës për integrim në strukturat Euroatlantike dhe rajonale të sigurisë. Programi fokusohet në zhvillimin e kapaciteteve të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë, si dhe në njohuritë e publikut për të drejtat e tyre dhe qasjen në drejtësi.

INL, përmes Programit Ndërkombëtar për Asistencë dhe Trajnim për Hetimet Penale  (ICITAP), ofron ndihmë teknike dhe trajnime për policinë e Kosovës (PK), Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e tyre përkatëse. Programet përfshijnë trajnimet në (i) menaxhimin informativ të zbatimit të ligjit; (ii) zhvillimin e ekzekutivit të PK-së dhe MPB-së; (iii) ndërtimin e kapaciteteve të administratës së MPB-së; (iv) hetimet penale komplekse; dhe (v) ekipet e veprimit për sigurinë në bashkësi.

INL, përmes Programit të Departamentit të Drejtësisë për Ndihmë, Trajnim dhe Zhvillim Prokurorial Jashtë Vendit (OPDAT), mbështet trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndihmën teknike, hartimin e legjislacionit, analizën ligjore dhe shkollimin, dhe rekomandimet e politikave, duke ofruar kështu mbështetje të mëtejshme për zhvillimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe të drejtësisë penale. INL i jep ndihmë teknike dhe trajnime Prokurorisë Speciale të Kosovës, Zyrës së Kryeprokurorit, Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës në përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe përmirësimin e ndjekjes penale dhe gjykimit të krimeve të rënda, përfshirë korrupsionin dhe terrorizmin.

INL delegon zyrtarë të zbatimit të ligjit dhe prokurorë në misionin EULEX në Kosovë. Personeli i deleguar ndihmon autoritetet kosovare, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies, veçanërisht  në zhvillimin dhe forcimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë dhe një shërbimi policor dhe doganor shumetnik, duke siguruar kështu që këto institucione të jenë lira nga ndërhyrjet politike dhe të përmbushin standardet e njohura ndërkombëtarisht.

Duke mbështetur shoqërinë civile të Kosovës, fituesi i grantit nga INL, Qendra Kombëtare për Gjykata Shtetërore, ndihmon në edukimin e qytetarëve për të drejtat e tyre; zhvillon reforma për ta bërë sistemin e drejtësisë më të qasshëm dhe më transparent; dhe ofron ndihmë juridike falas për tu mundësuar qytetarëve të kuptojnë dhe shfrytëzojnë mekanizmat dhe proceset e drejtësisë. Universitetit Shtetëror i Ohajos, fitues i grantit nga INL, ofron bursa njëvjeçare për profesorët e rinj të fakultetit juridik të Kosovës për të shkuar në ndonjë fakultet të drejtësisë në Amerikë për të marrë titullin LL.M në Qeverisje Demokratike dhe Sundim të Ligjit.

Programi i Departamentit të Drejtësisë për Ndihmë, Trajnim dhe Zhvillim Prokurorial Jashtë Vendit (OPDAT) punon me autoritetet e sektorit të drejtësisë në Kosovë në zhvillimin dhe forcimin e institucioneve të paanshme, të drejta dhe të përgjegjshme të sektorit të drejtësisë dhe në përmirësimin dhe zhvillimin e administrimit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare. Programet e saj u ndihmojnë homologëve kosovarë që të zhvillojnë dhe aplikonë aftësitë për adresimin dhe luftimin krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, krimeve ekonomike, terrorizmit, financimit të terrorizmit, trafikimit të personave, trafikimit të drogës, dhe aktiviteteve të tjera kriminale transnacionale. Programi e bën këtë duke inkurajuar reformën në sektorin legjislativ dhe të drejtësisë në Kosovë; duke ndihmuar në hartimin e legjislacionit; duke përmirësuar aftësitë e prokurorëve, hetuesve dhe gjyqtarëve përmes trajnimit, mentorimit bazuar në raste, punëtorive dhe programeve zhvillimore; dhe duke promovuar sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Programet e OPDAT-it në Kosovë zbatohen nga Këshilltarët Ligjor Rezident (RLA) dhe stafi vendor i shërbimit të jashtëm. RLA-të janë prokurorë amerikanë me përvojë të atashuar në ambasadat e SHBA-së për së paku një vit, zakonisht më gjatë. Me ndihmën e stafit vendor të Shërbimit të Jashtëm, ata vlerësojnë institucionet dhe procedurat e drejtësisë penale në Kosovë; hartojnë, shqyrtojnë dhe komentojnë për legjislacionin dhe politikat zbatimit të procedurave penale; dhe u ofrojnë ndihmë teknike zyrtarëve lokalë në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Ministrinë e Drejtësisë dhe prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit tjetër të sektorit të drejtësisë që punojnë në terren.

OPDAT fokusohet në reformë afatgjatë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Ajo e realizon misionin përmes krijimit të kornizave dhe programeve të shëndosha legjislative në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe instrumentet e drejtësisë penale.  Programet i janë përshtatur infrastrukturës ligjore të Kosovës si dhe normave dhe standardeve ndërkombëtare. Ato po ashtu ofrohen në atë mënyrë sa që kapaciteti i institucioneve arsimore të Kosovës për drejtësinë penale dhe trajnerët profesionistë vihen në qendër të përpjekjes zhvillimore, duke siguruar avancim të vazhdueshëm dhe afatgjatë të aftësive teknike të prokurorëve, gjyqtarëve, dhe profesionistëve të tjerë ligjorë. OPDAT-i koordinon këto përpjekje me agjencitë e tjera të SHBA-së, komunitetin e donatorëve dhe me ekspertët relevantë ndërkombëtarë.

Për më shumë informata për Programet e DOJ/OPDAT për Evropën Qendrore dhe Lindore, ju lutem shikoni në linkun më poshtë: https://www.justice.gov/criminal-opdat/central-and-eastern-europe

Elementi i Mbështetjes Civile-Ushtarake (CMSE) është një ekip prej katër personash që plotëson zbrazëtinë ndërmjet bashkëpunimit civil dhe ushtarak. Ky ekip i adreson çështjet e komunitetit me projekte dhe programe të vogla. Projektet e kaluara kanë përfshirë renovimet e shkollave, dhurimin e pajisjeve mjekësore, dhe programet informuese për arsim.

USAID është duke punuar në partneritet me kosovarët që nga viti 1999. Vitet e para të partneritetit kanë përfshirë adresimin e nevojave të menjëhershme humanitare të pas-konfliktit  me theks në ndërtimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës bazike, përfshirë rrugët, shkollat, qendrat mjekësore të komunitetit, dhe sistemet e ujit dhe kanalizimit. Në aspektin institucional, USAID-i fillimisht ka vendosur stafin e vet teknik në çdo nivel të institucioneve kryesore të Kosovës duke ndërtuar kapacitetin organizativ dhe njerëzor nga fillimi.

Qëllimi i USAID-it është që Kosova të bëhet vend sa më me prosperitet, duke u integruar në komunitetin Euro-Atlantik, me qeverisje më efektive dhe më llogaridhënëse. Nga viti 1999, USAID-i ka dhënë një ndihmë prej mbi 800 milionë dollarësh për rindërtimin e Kosovës, ndërtimin e institucioneve vetëqeverisëse dhe për një ekonomi të qëndrueshme. Gjatë 17 viteve të ndihmës së USAID-it për zhvillim në Kosovë, programet kanë ndryshuar dhe pjekur për të adresuar nevojat e ndryshuara të një vendi gjithnjë në rritje. Përderisa puna kryesore në krijimin e institucioneve kyçe të qeverisjes është përmbyllur me sukses, USAID-i vazhdon të ofrojë këshilla teknike në disa fusha shumë të rëndësishme përfshirë politikat financiare, forcimin e gjyqësorit dhe energjinë. Fokusi kryesor vazhdon të jetë në programet që kanë për qëllim të rrisin mundësitë ekonomike dhe të eliminojnë pengesat për zhvillimin e sektorit privat, si dhe programet që promovojnë pajtimin dhe pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Aktivitetet aktuale të USAID-it fokusohen në

  • PËRMIRËSIMIN E SUNDIMIT TË LIGJIT DHE QEVERISJES QË I PLOTËSON NEVOJAT E QYTETARËVE
  • RRITJEN E INVESTIMEVE DHE PUNËSIMIT NË SEKTORIN PRIVAT
  • PËRMIRËSIMIN E KAPITALIT NJERËZOR

Për më shumë informata rreth USAID-it
http://www.usaid.gov/Kosovo
Fb/Tw: @USAIDKosovo, or
e-mail: kosovousaidinfo@usaid.gov

Trupat e Paqes është një agjenci e pavarur e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Presidenti John F. Kennedy i themeloi Trupat e Paqes në vitin 1961. Misioni i kësaj agjencie është të promovojë paqen dhe miqësinë ndërkombëtare përmes shërbimit të vullnetarëve amerikanë jashtë vendit. Mbi 170, 000 amerikanë kanë shërbyer në Trupat e Paqes në 135 vende. Vullnetarët përpiqen tu ndihmojnë komuniteteve të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre. Ata përpiqen tu krijojnë njerëzve mundësi të reja. Vullnetarët mësojnë të flasin gjuhët lokale. Derisa jetojnë dhe punojnë me njerëzit në komunitete, Vullnetarët e ndajnë kulturën dhe vlerat amerikane. Ata u ndihmojnë njerëzve të mësojnë për amerikanët e moshave, racave dhe përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare. Kur këta vullnetarë kthehen në Shtetet e Bashkuara ata u ndihmojnë amerikanëve të mësojnë për botën duke folur për kulturat, gjuhët dhe traditat e popujve të tjerë.

Tri qëllimet e Trupave të Paqes janë:

  1. Të ndihmojë njerëzit e vendeve të interesuara të plotësojnë nevojat për burra dhe gra të trajnuara
  2. Të ndihmojë në promovimin që amerikanët të kuptohen më mirë nga njerëzit që u shërbejnë
  3. Të ndihmojë në promovimin që popujt e tjerë të kuptohen më mirë nga amerikanët

Lexoni më shumë në Faqen zyrtare të internetit të Trupave të Paqes në Kosovë.

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është një agjenci inovative dhe e pavarur e ndihmës së jashtme të SHBA-së e cila ndihmon në udhëheqjen e luftës kundër varfërisë globale. E krijuar nga Kongresi i SHBA-së në janar të vitit 2004 me mbështetjen e fuqishme të të dy partive, MCC është duke ndryshuar bisedimet se si të ofrohet në mënyrën më të mirë ndihmë e mençur e jashtme e SHBA-së duke u fokusuar në politika të mira, pronësi nga vendet përkatëse dhe rezultate.

Në dhjetor 2015, Bordi i Drejtorëve të MCC-së e zgjodhi Kosovën si vend me të drejtë për të zhvilluar kompaktin,lexoni më shumë në faqen e KOSOVO COMPACT.

Seksioni Politik-ekonomike-INL i kombinuar është përgjegjës për të qenë objekt i ekspertëve për çështjet e politikave, duke përfshirë tri prioritetet strategjike të Misionit të forcimit të sundimit të ligjit, duke i inkurajuar rritjen ekonomike dhe rritjen e sigurisë rajonale. Seksioni këshillon Uashingtonin në lidhje me zhvillimet në Kosovë, informon dhe formëson politika, koordinon strategjinë e ndihmës të misionit, dhe mbështet vizitat e qeverisë amerikane.