Monitorimi i cilësisë së ajrit në Prishtinë

  1. Zyrtarët Kryesorë
  2. Sektorë & Zyra
  3. Monitorimi i cilësisë së ajrit në Prishtinë

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka instaluar një monitorues të cilësisë së ajrit për ta matur ndotjen në ajrin e Prishtinës, matjet e të cilit do të jenë në dispozicion të publikut në ueb-sajtin e Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit.(AIR NOW)

Ndotja e ajrit është problem i madh shëndetësor me të cilin përballen miliona njerëz në të gjithë botën. Në Shtetet e Bashkuara, Ligji për ajër të pastër (Clean Air Act, i cili për herë të parë është miratuar në vitin 1970) është nxjerrë për ta pastruar ajrin nga ndotja dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit të të gjithë amerikanëve. Duke pranuar se ndotja nuk është problem që ndalet në kufi, Shtetet e Bashkuara gjithashtu monitorojnë dhe iu ofrojnë disa shteteve ndihmë për ta kuptuar më mirë ndotjen e ajrit. Një mjet për ta bërë këtë është Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI), i cili i kthen të dhënat e cilësisë së ajrit në numra dhe ngjyra për t’ju ndihmuar njerëzëve të kuptojnë se kur duhet marrë masa për ta mbrojtur shëndetin e tyre. Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme. Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore. Grimcat e kësaj madhësie, rreth 1/30 të diametrit të mesatares së fijes së flokut të njeriut, përbëjnë rrezikun më të madh për shëndetin. Studimet shkencore kanë lidhur ndotjen afatgjatë prej grimcave, veçanërisht nga grimcat e imta, me probleme të mëdha të shëndetit, si sëmundje të zemrës dhe të mushkërive.

Matësit do të mbledhin të dhëna vazhdimisht dhe nga këto do të nxirren vlerat mesatare dhe do të freskohen për çdo orë në web-faqe, dhe do të shfytëzohen për të llogaritur vlerën e Indeksit të cilësisë së ajrit (AQI) prej 0 në 500 e cila do të publikohet në web-faqën AIRnow. Qëllimi i AQI-së është të shpjegohet se çfarë domethënie ka cilësia e ajrit për shëndetin e popullatës. Për ta kuptuar më lehtë, AQI ndahet në gjashtë kategori:

AQI Vlerat

Niveli i shqetësimitpër shëndetin

Ngjyrat

Kur AQI ështënë këta kufij : …gjendja e cilësisë sëajrit është: …siç simbolizohetme këtë ngjyrë:
0 deri 50 E mire Gjelbër
51 deri 100 Mesatare Verdhë
101 deri 150 E pashëndetshme përgrupet e ndjeshme Portokalli
151 deri 200 E pashëndetshme Kuqe
201 deri 300 Shumë epashëndetshme Vjollcë
301 deri 500 E rrezikshme Gështenjë

Çdo kategori i përgjigjet një lloji të ndryshëm të shqetësimit shëndetësor. Gjashtë nivelet e shqetësimit shëndetësor dhe kuptimi i tyre janë si vijon:

  • AQI “e mirë” është prej 0 deri 50. Cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqëshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.
  • AQI  “mesatare” është prej 51deri 100. Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.
  • AQI “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” është prej 101 deri 150. Edhepse popullata e pergjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.
  • AQI “e pashëndetshme” është prej 151 deri 200. Çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.
  • AQI “shumë e pashëndetshme” është prej 201 deri 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor që do të thoshte se çdokush mund të përjetojë efekte të rënda shëndetësore.
  • AQI “e rrezikshme” është mbi 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor të nivelit të gjendjes së jashtëzakonshme. Gjasat janë më të mëdha që e tërë popullata do të preket.

Inkurajojmë të gjithë që ti përdorin të dhënat dhe të punojnë drejt një ambienti më të pastër dhe të sigurt.