Ambasada Amerikane në Prishtinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë bashkuar më shumë se 100 vendeve të tjera që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ne mbesim të përkushtuar që të punojmë me Qeverinë e Kosovës dhe me partnerët ndërkombëtarë në forcimin e institucioneve të Kosovës, sundimit të ligjit dhe ekonomisë dhe në ndërtimin e një vendi demokratik, që respekton ligjin, shumetnik, tolerant dhe me prosperitet.