Këshilli Rinor i ambasadës amerikane në Kosovë shënoi fillimin zyrtar në prill të vitit 2014. Ky këshill është pjesë e rrjetit global të këshillave këshillimore rinorë të themeluar nga Departamenti i Shtetit amerikan. Këshilli ka për synim fuqizimin dhe promovimin e të rinjve të Kosovës duke u dhënë atyre mjetet për të kanalizuar potencialin e tyre. Duke pasur parasysh se mbi 50% e popullsisë së Kosovës është nën 30 vjeç, avancimi i brezit të ri është me rëndësi thelbësore për promovimin e paqes, shërbimit komunitar, si dhe integrimin e Kosovës në bashkësinë euro-atlantike.
Anëtarët e Këshillit Rinor të ambasadës amerikane në Kosovë, përbëjnë një grup të larmishëm, duke përfshirë të gjithë ata që i kanë ndjekur mësimet në institucionet arsimore amerikane, anëtarë të shoqërisë civile dhe studentë, dhe së bashku ata punojnë drejt arritjes së objektivave të Këshillit:
- Për të shërbyer si urë në mes të ambasadës amerikane në Kosovë dhe rinisë kosovare.
- Për të rritur vetëdijen mbi çështjet e rinisë duke, midis përpjekjeve të tjera, propozuar dhe zbatuar zgjidhje.
- Për të promovuar një shoqëri gjithëpërfshirëse që është tolerante dhe e hapur ndaj diversitetit në të gjitha aspektet e jetës.
- Për të forcuar ndjenjën e qytetarisë aktive tek të rinjtë e Kosovës përmes aktiviteteve të lidershipit dhe të shërbimit komunitar.
Këshilli Rinor i ambasadës amerikane në Kosovë, është një organizatë jo-partiake, jo-politike dhe jo-fitimprurëse. Ai ka për qëllim të përfshijë – përmes anëtarësisë si edhe aktiviteteve – njerëz të të gjitha etnive, feve, dhe prejardhjeve.
Ju mund të lexoni më shumë në lidhje me Këshillin Rinor në website-in e tyre zyrtar dhe faqen në Facebook:
https://www.facebook.com/YCUSKosovo