Qendra Amerikane për Këshillim në Shkollën Amerikane të Kosovës është një Qendër zyrtare Amerikane për Arsim, e sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Kjo Qendër ofron informata të paanshme për studentët dhe studiuesit e interesuar nga Kosova që dëshirojnë ta vazhdojnë shkollimin e tyre në SHBA ose në universitetet e akredituara amerikane anembanë botës. Përveç këshillimit akademik, kjo Qendër ofron edhe këshillime për karrierë.
Qendra Amerikane për Këshillim gjithashtu është qendër testimi. Ajo administron testet e standardizuara si “SAT Reasoning dhe SAT Subject Tests”, “PSAT”, “AP Exams”.
Për informata të hollësishme për këshillim dhe testim të standardizuar, luteni ta vizitoni http://www.aacks.org/, American Advising Center Facebook Page ose të na shkruani në e-mailin info@aacks.org
Ju gjithashtu mund të regjistroheni në http://www.ets.org/ ose ta vizitoni Qendrën Amerikane për Këshillim për ndihmë.
Kjo Qendër gjendet në Shkollën Amerikane të Kosovës në Prishtinë – Qendra e Rinisë dhe Sporteve.
Për informata të përgjithshme, luteni ta vizitoni: http://www.educationusa.state.gov/
Për informata për viza për studentë, vizitoni: http://travel.state.gov/
Për më tepër informata, luteni t’i vizitoni llinqet në vijim:
- Accredited Postsecondary Educational Institutions and Programs
- S. Department of Education
- S. Network for Education Information
- NAFSA – Association of International Educators
- International Research & Exchanges Board (IREX)
- Financial Aid for International Students
- Search All Colleges
- American Universities
- Peterson’s – The Education Supersite