Programi për grante të vogla i Komisionit për Demokraci

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, përmes Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, ka kënaqësinë të shpallë këtë Njoftim për mundësi financimi (NOFO) në kuadër të Programit për grante të vogla të Komisionit për Demokraci.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për këtë cikël është 15 korrik 2019, ora 12:00.

Vendimet për financim varen nga fondet në dispozicion. Ambasada amerikane mban të drejtën për të anuluar këtë Njoftim për mundësi financimi në çdo kohë pa asnjë zotim ndaj ndonjë aplikuesi.

PROGRAMI PËR GRANTE TË VOGLA I KOMISIONIT PËR DEMOKRACI

Ambasada amerikane në Kosovë shpall njoftimin për ciklin veror për vitin 2019 të Programit për grante të vogla të Komisionit për Demokraci. Ky program synon ta mbështesë zhvillimin e institucioneve demokratike dhe të shoqërisë civile të Kosovës duke iu ndarë grante të vogla për projekte organizatave jofitimprurëse, organizatave joqeveritare (OJQ) dhe medieve të pavarura lokale të Kosovës. Grantet e programit të Komisionit për Demokraci ndahen sipas konkurrencës.

TEMAT E PROJEKTIT

Projektet do të duhej të jenë për njërën ndër temat e mëposhtme:

  • Përmirësimi i sundimit të ligjit, pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit; ose
  • Zgjidhja e konfliktit dhe toleranca (përfshirë dialogun dhe stabilitetin rajonal, si dhe ndikimi e jashtëm keqdashës).

Komisioni për Demokraci NUK i financon projektet si në vijim:

  • Fushatat për mbledhjen e fondeve
  • Projektet për ndihma humanitare
  • Projektet për hulumtime shkencore
  • Projektet që parashohin buxhet që i tejkalon 24.000 dollarë dhe që zgjasin më tepër se një vit për tu zbatuar
  • Projektet që i dyfishojnë projektet ekzistuese që janë duke u zbatuar nga një organizatë
  • Projektet e dorëzuara nga organizatat fitimprurëse e komerciale
  • Projektet që kanë për qëllim përkrahjen e veprimtarisë së partive politike
  • Konferencat dhe udhëtimet individuale jashtë vendi
  • Veprimtaritë tregtare

Organizatat dhe qytetarët amerikanë nuk kanë të drejtë për grante sipas këtij programi.

Ndarja e kostos

Me këtë aplikacion nuk kërkohet ndarja e kostos.

Kriteret për vlerësim

Komisioni vlerësues do të përbëhet nga përfaqësues të agjencive të ndryshme të qeverisë së SHBA-së në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Komisionit do ti duhen deri në dy muaj pas përmbylljes së afatit për aplikim për ta përfunduar procesin e rishikimit. Gjatë procesit të vlerësimit aplikuesve mund t’ju kërkohet që të përgjigjen në pyetje shtesë.

Komisioni për Demokraci do ti vlerësojë propozimet sipas kritereve në vijim:

  • Rëndësia e temës;
  • Qartësia e qëllimeve, veprimtaritë dhe grupi i shenjëstruar;
  • Ju lutem, shpjegoni si do të bëhet matja e suksesit. Cilat janë rezultatet e pritura nga projekti juaj?
  • Ndarja e arsyeshme e buxhetit;
  • Qëndrueshmëria afatgjatë, ku është e mundshme;
  • Aftësia e organizatës që aplikon për të kryer me sukses qëllimet e projektit;

Komisioni për Demokraci do ti shqyrtojë të gjitha propozimet që i përmbushin kriteret e shënuara më lart.

Monitorimi dhe vlerësimi i performancës:

Aplikacioni i plotë duhet të përfshijë planin e hollësishëm (me shkrim dhe në formë të tabelës) ku përshkruhet mënyra se si do të bëhet monitorimi, matja dhe vlerësimi i përparimit të projektit drejt përmbushjes së rezultateve dhe ndikimit të pritur. Përfshirja në projekt e elementit të hartuar mirë të monitorimit dhe vlerësimit është ndër metodat më efikase për dokumentimin e përparimit dhe rezultateve (të qëllimshme dhe të paqëllimshme) të projektit.

Çka ndodh kur kryhet projekti?

Pas përfundimit të projektit, të gjitha organizatat përfituese të grantit duhet të dorëzojnë raportet e progresit si dhe përshkrimin final me përllogaritjet e plota të të gjitha fondeve të grantit. Nga përfituesi i grantit do të kërkohet që të dërgojë përshkrimin e rezultateve të projektit gjatë tri viteve të ardhshme pasi të ketë përfunduar zbatimi i projektit. Nëse kërkohet, përfituesi i grantit detyrohet të kryejë anketa, grupe të fokusit dhe formularë të raportimit pas veprimit.

Dokumentet e nevojshme

Aplikuesit duhet ta plotësojnë aplikacionin standard në gjuhën angleze dhe ta dërgojnë në formatin në Word ose PDF. Formularët janë në dispozicion dhe mund të shkarkohen në uebfaqe. Aplikacionet në formatin WinZIP ose WinRAR nuk do të pranohen.

 

Aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në propozim:  Të gjitha propozimet duhet të jenë në gjuhën angleze.

  • Udhëzimet (lexoni udhëzimet si ta mbushni formularin për aplikim).
  • Formulari për aplikim (Word.doc) – e detyrusheshme
  • SF424Udhëzues për plotësimin e formularit SF424
  • SF424Formular për aplikim për ndihmë federale (PDF 912kb) – e detyrueshme
  • SF 424 A– Informata mbi buxhetin – e detyrueshme
  • SF 424 B– Garancionet – e detyrueshme
  • Formulari për buxhet (tabelë) – i detyrueshëm
  • Përshkrimi i buxhetit –
  • Certifikata e regjistrimit të OJQ-së (vetëm për OJQ) ose licenca për medie (vetëm për medie) – e detyrueshme
  • Lista e themeluesve dhe anëtarëve të bordit – e detyrueshme
  • CV-të e pjesëtarëve të ekipit zbatues, jo më shumë se një faqe – të detyrueshme
  • Plani i hollësishëm i punës – i detyrueshëm
  • Letra mbështetëse – jo të detyrueshme
  • Numri DUNS (mund të kërkoni të pajiseni me numër DUNS pa pagesë për të bërë biznes me qeverinë federale të SHBA-së duke vizituar Dun & Bradstreet (D&B) në http://fedgov.dnb.com/webform. Pajisja me numër ndërkombëtar DUNS mund të marrë deri në 7 ditë pune.

Ju lutem, vini re: Pajisja me numër ndërkombëtar DUNS mund të zgjasë deri në 7 ditë pune. Ju nxisim fuqimisht që ta filloni këtë proces sa më herët që mundeni meqenëse nuk mund të shqyrtojmë asnjë projekt që nuk përfshin numrat DUNS.

Udhëzime të përgjithshme

Ju lutem, lexoni të gjitha udhëzimet me kujdes – propozimet që nuk i përmbushin kërkesat e shënuara më lart nuk do të shqyrtohen për financim.

  • Të gjithë formularët për aplikacion për grant duhet të plotësohen dhe të dërgohen me e-mail në një dokument.
  • Kohëzgjatja e projektit nuk duhet ti tejkalojë 12 muaj.
  • Grantet zakonisht ndahen vetëm një herë dhe përsëritja e programeve të kaluara zakonisht nuk financohet. Nëse kërkoni mbështetje për të financuar përsëritjen e një projekti që tashmë e keni zbatuar, duhet të përfshini arsyetim të fortë pse është e nevojshme të përsëritet projekti.

Udhëzimet për buxhet: Aplikacionet që nuk i përmbushin kërkesat e mëposhtme për buxhet nuk do të shqyrtohen për financim.

  • Buxheti i hollësishëm duhet të shënohet në dollarë amerikanë me shumën maksimale prej 24.000 USD.
  • Shpenzimet e buxhetit duhet të grupohen në kategorinë në vijim:
  • Shpenzimet për personel (pagat mujore për stafin që tashmë punon në organizatën tuaj, pagesa për menaxherin e projektit, koordinatorin/asistentin e projektit dhe/ose kontabilistin).
  • Shpenzimet dytësore (kontributet sociale dhe për sigurim pensional)
  • Shpenzimet për udhëtim (shpenzimet për udhëtim, fjetje, ushqim dhe të paparashikuara)
  • Shpenzimet për furnizime (materiali për zyrë dhe materiali tjetër për zbatimin e projektit)
  • Shpenzimet e kontraktuara (pagesat për trajnerët, moderatorët, ekspertët dhe edukatorët, që zakonisht NUK punojnë për organizatën tuaj, por që janë të përfshirë për zbatimin e aktiviteteve të caktuara të projektit, shtypjen e materialit reklamues, marrjen me qira të hapësirës/pajisjes, transmetimin e emisioneve televizive apo në radio, zhvillimin e uebfaqes, si dhe shërbimet e tjera të kontraktuara të nevojshme për zbatimin e projektit).
  • Shpenzimet e tjera të drejtpërdrejta: (Marrja me qira e lokalit afarist, shpenzimet komunale, telefon /telefaks/internet, materiali harxhues për zyrë, tarifat bankare, etj.)
  • Shpenzimet për ushqim ose pije nuk duhet ti tejkalojnë 5% të shumës së përgjithshme të dhënë. Këtu përfshihen shpenzimet që ndërlidhen me mëditjet për individë për aktivitetet lidhur me grantin.
  • Shpenzimet e përgjithshme të materialit reklamues (broshurat, parullat, bluzat, posterët, fletushkat, etj.) nuk duhet ti tejkalojnë 5% të shumës së përgjithshme të dhënë.
  • Nuk lejohen shpenzime për pije alkoolike, zbavitje ose “të ndryshme”.
  • Shpenzimet e bëra para datës së fillimit të periudhës së grantit nuk do të reimbursohen.

Përshkrimi i buxhetit:

Ju lutem, shpjegoni buxhetin tuaj në formë përshkruese, shënoni në hollësi detyrat e personelit, shënoni emrat e trajnerëve/moderatorëve/ekspertëve dhe stafit të projektit dhe zbërtheni shpenzimet për udhëtim dhe fjetje (p.sh.. Sa njerëz, sa netë, sa kushton për një person për një ditë).

Kërkesat për raportim:

Përfituesit e grantit duhet të dorëzojnë raporte financiare dhe raporte të programit. Dokumenti i ndarjes së grantit do të specifikojë si dhe sa shpesh duhet të dorëzohen këto raporte.

Përmbajtja dhe mënyra e dorëzimit të aplikacionit:

Çdo aplikues i mundshëm që ka pyetje përkitazi me përmbajtjen e këtij Njoftimi për mundësi financimi mund t’ja dërgojë ato ekipit të granteve në ambasadën amerikane në adresën e e-mailit: PristinaGrants@state.gov.

Varianti elektronik i aplikacionit duhet të dërgohet me e-mail në adresën në vijim:

Për: PristinaGrants@state.gov
Lënda:   APPLICATION + NGO Name + Theme
(APLIKACIONI + Emri i OJQ-së + Tema)
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të fundit do të skualifikohen. Nuk do të bëhet asnjë përjashtim i vetëm!