Programet e granteve

Programi i granteve të vogla të Komisionit për Demokraci

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë shpall konkursin për sezonin e vjeshtës 2017 të Programit për grante të vogla të Komisionit për Demokraci. Ky program synon ta mbështesë zhvillimin e institucioneve demokratike dhe të shoqërisë civile të Kosovës duke u ndarë grante të vogla për projekte organizatave jofitimprurëse dhe joqeveritare (OJQ) dhe medieve të pavarura lokale të Kosovës. Këto grante të Komisionit për Demokraci ndahen sipas konkurrencës. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për këtë cikël është 10 Janar, 2018 ora 12:00.

Programi i granteve të vogla

Institucionet e Kosovës që janë të interesuara për të mbështetur aktivitete artistike, akademike, apo të tjera me një lidhje me kulturën apo vlerat amerikane, ftohen të aplikojnë për një grant të vogël nga ambasada amerikane në Prishtinë. Shembuj të programeve nga e kaluara përfshijnë mbështetje për vizitat e ekspertëve apo performuesve amerikanë; konferenca mbi temat amerikane ose çështjet e interesit të ndërsjellë; ekspozita të veprave të amerikanëve; dhe programe arsimore. Ju lutemi ndiqni vegzën e mësipërme për hollësi mbi procedurat dhe kërkesat e aplikimit. Propozimet pranohen dhe shqyrtohen sipas orarit rrëshqitës.

Programi i granteve të vogla për përfituesit e programeve të shkëmbimit të qeverisë amerikane

Programi i granteve të vogla për përfituesit e programeve të shkëmbimit të qeverisë amerikane ka për qëllim të promovojë lidershipin dhe rrjetëzimin ndërmjet ish-përfituesve, si dhe të lehtësojë bashkëpunimin me ambasadën amerikane në Prishtinë në fusha strategjike për të ardhmen e Kosovës: forcimin e sundimit të së drejtës, promovimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e sigurisë rajonale.
Periudha e aplikimit për këtë program tani është e mbyllur. Shpresojmë për ta ofruar programin përsëri në vitin 2017.

Grantet për trashëgimi kulturore dhe Fondi i ambasadorëve amerikanë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Aktualisht, mekanizmi i vetëm për financimin e projekteve të trashëgimisë kulturore është Fondit i Ambasadorëve të SH.B.A. për mbrojtje kulturore. I themeluar nga Kongresi në vjeshtë të vitit 2000, Fondi i ambasadorëve të SHBA-së për ruajtjen e trashëgimisë kulturore (AFCP) ndan grante për ruajtjen e lokaliteteve kulturore, objekteve dhe koleksioneve kulturore, dhe formave të shprehjes kulturore tradicionale, të tilla si muzikë, valle, dhe gjuhë në më shumë se 130 vende rreth e përqark botës. I administruar nga Qendra e Trashëgimisë Kulturore, Zyra e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore, Departamenti amerikan i Shtetit, dhe i financuar nga fondet diplomatike dhe të programit konsullor, AFCP i ofron Shteteve të Bashkuara një mundësi kuptimplotë për të treguar respektin e tyre për trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera.