Programet për Arsim dhe Shkëmbim

PROGRAMET PËR ARSIM DHE SHKËMBIM

Qeveria e SHBA-së dhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë sponsorizojnë mundësi të ndryshme të programeve për shkëmbim për qytetarë të Kosovës, përfshirë nxënësit e shkollave të mesme, studentët, akademikët dhe profesionistët. Këtu përfshihen:

SHKËMBIMI I TË RINJVE:

Programi Kennedy-Lugar për shkëmbim të të rinjve dhe studim (YES)

Ky program ofron bursa të plota për nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës për ta kaluar një vit akademik në Shtetet e Bashkuara. Nxënësit jetojnë me familjet nikoqire amerikane dhe i ndjekin mësimet në shkolla të mesme amerikane. Programi YES administrohet në partneritet me Departamentin e Shtetit të SHBA-së nga një konsorcium i organizatave jofitimprurëse të udhëhequra nga Këshillat Amerikane për Edukim Ndërkombëtar. Në Kosovë, Këshillat Amerikane menaxhojnë programin YES në partneritet me Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Për informata shtesë lidhur me këtë program luteni ta vizitoni ueb sajtin: http://www.ac-see.org/ ose të kontaktoni Zyrën e Këshillave Amerikane për Edukim Ndërkombëtar në Prishtinë në adresën: pristina@americancouncilssee.org
Sezoni i konkurrimit për vitin shkollor 2018-2019 tani është i hapur.

Instituti veror transatlantik Benjamin Franklin, Programi për të rinj

Ky program ofron mundësi për nxënësit nga Kosova, të moshës 16-18 vjeçare, që të vijojnë mësimin katër javor në një institutin veror në Shtetet e Bashkuara. Gjatë këtij programi, nxënësit kanë mundësi të bashkëveprojnë me mbi 45 nxënës të tjerë nga më shumë se 30 vende të Evropës Perëndimore, Evropës Lindore, Euroazisë dhe SHBA-së. Ata do ta eksplorojnë kulturën dhe politikën amerikane dhe do të mësojnë për mundësitë dhe sfidat e shoqërisë civile. Për informata shtesë lidhur me këtë program luteni ta vizitoni ueb sajtin: www.bftf.org
Konkursi për verën 2017 është i mbyllur.

SHKËMBIMI I STUDENTËVE:

Programi Fulbright për studentë të huaj në Shtetet e Bashkuara për qytetarë të Kosovës

Ky program i sjell qytetarët e Kosovës në Shtetet e Bashkuara për programe postdiplomike (master) në universitetet e SHBA-së. Studentët konkurrojnë për bursat Fullbright përmes Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Për informata shtesë lidhur me këtë program luteni ta vizitoni ueb sajtin: http://fulbright.state.gov/
Sezoni i konkurrimit për programet akademike që fillojnë në vjeshtën e vitit 2017 është i mbyllur.

Programi për shkëmbim të studentëve të Kosovës (Kosovo UGRAD)

Ky program ofron bursa një semestralë për studentë të dalluar nga Kosova për një studim të plotë, pa titull, në një universitet ose kolegj profesional amerikan. Përveç punës në kurs, studentët punojnë në projekte shërbimi për komunitet, punëtori për zhvillim profesional dhe aktivitete për pasurim kulturor. Studentët përzgjidhen përmes një konkurrence të hapur, të bazuar në merita. Për më shumë informata lidhur me këtë program luteni ta vizitoni ueb sajtin: http://www.worldlearning.org
Sezoni i konkurrimit për programet e vjeshtës së vitit 2018 është i hapur.

SHKËMBIMET PROFESIONALE:

Programi Fulbright për studiues në Shtetet e Bashkuara për qytetarët e Kosovës

Ky program u mundëson qytetarëve të Kosovës të studiojnë, hulumtojnë dhe ndjekin interesin e  tyre akademik dhe profesional në universitetet kryesore dhe institucione të tjera arsimore në SHBA. Shpërblimet (3 – 6 muaj) jepen përmes një konkurrence të hapur dhe kandidatët e përzgjedhur kërkohet të paraqiten për intervistë nga një komision. Për informata shtesë lidhur me këtë program luteni ta vizitoni ueb sajtin: http://fulbright.state.gov/
Sezoni i konkurrimit për programet akademike që fillojnë në vitin 2017 është i mbyllur.

Programi për Bursa Hubert H. Humphrey

Ky program i sjell profesionistët e talentuar të nivelit të mesëm nga Kosova në Shtetet e Bashkuara deri në një vit të punës së kombinuar akademike (pa titull) dhe profesionale. Kandidatët përzgjidhen në bazë të potencialit të tyre për lidership dhe angazhim në shërbim publik. Duke u ofruar udhëheqësve të ardhshëm dhe hartuesve të ardhshëm politikë përvojë nga fushat akademike dhe profesionale të SHBA-së, ky program ofron një bazë për lidhje afatgjate dhe produktive mes amerikanëve dhe homologëve të tyre profesionistë jashtë vendit. Për informata të tjera luteni ta vizitoni ueb sajtin: http://www.humphreyfellowship.org/

Programi i bursave për programin Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2018-2019 është i mbyllur.