DEKLARATË NGA SHTETET e QUINT-it, 30 tetor, 2015

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës duan të shprehin mbështetjen e tyre të fuqishme për Projektin e Zhvillimit të Kompleksit Turistik Brezovica në Kosovë. Procesi gjithëpërfshirës dhe transparent i tenderimit është kryer në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës, dhe ka përfshirë praktikat më të mira ndërkombëtare të partneritetit publiko-privat. Një projekt i suksesshëm i Brezovicës do të krijojë një destinacion turistik të nivelit botëror dhe do të sigurojë mundësitë aq shumë të nevojshme për ekonomi dhe punësim, veçanërisht për serbët e Kosovës të cilët jetojnë në këtë zonë.