Në emër të Presidentit Obama dhe qytetarëve të SHBA-ve jam i lumtur që kam rastin të uroj popullin e Republikës së Kosovës gjersa ju festoni përvjetorin tuaj të tetë të pavarësisë me 17 shkurt.
Gjatë vizitës sime në Kosovë në dhjetor unë përgëzova për përparimin e fundit që shteti juaj ka arritur drejtë integrimit euroatlantik. Ky përparim përfshinë avancimin në Dialogun me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja, nënshkrimi i marrëveshjes kufitare me Malin e Zi, arritja e marrëveshjes më Korporatën ë Sfidës së Mijëvjeçarit, dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian. Këto dhe hapat tjerë tregojnë vendosmërinë tuaj për t’u bërë anëtar i plotë dhe produktiv i bashkësisë Euro-Atlantike. SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrahë Kosovës gjersa ajo merr vendime të vështira që janë të nevojshme për të vazhduar përgjatë shtegut të stabilitetit më të madh, prosperitetit, dhe integrimit rajonal.
SHBA-të çmojnë miqësinë e vet me gjithë popullin e Kosovës dhe ju uron edhe një herë në këtë ditë të veçantë.