DEKLARATË NGA SEKRETARI I SHTETIT, ANTONY J. BLINKEN
8 dhjetor 2021
Përcaktimi i rrjeteve të korrupsionit të lidhura me krimin e organizuar transnacional
Në përputhje me qëllimet e Samitit për Demokraci që mbahet këtë javë, sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vënë sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve nga disa vende në Evropë dhe në hemisferën perëndimore. Këto sanksione i kanë në shënjestër kryes të veprave të korrupsionit në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818, i cili bazohet dhe zbaton Ligjin Global “Magnitsky” për përgjegjësitë për të drejtat e njeriut.
Strategjia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftimin e korrupsionit, e publikuar më 6 dhjetor, nënvizon rëndësinë për të adresuar lidhjet ndërmjet korrupsionit, veprimtarisë kriminale dhe veprimtarisë tjetër të paligjshme si prioritet të sigurisë kombëtare. Krimi i organizuar transnacional destabilizon; këto grupe shpesh bashkëpunojnë me zyrtarë publik për tu mbrojtur nga ndjekja penale dhe llogaridhënia. Gjithashtu, organizatat kriminale transnacionale operojnë përtej kufijve, duke minuar sistemin financiar ndërkombëtar dhe duke i ndërlikuar përpjekjet e zbatimit të ligjit për të prishur dhe shkatërruar rrjetet e krimit transnacional në nivel global. Gjithashtu, e dimë që krimi i organizuar i mbështetur nga aktorë të korruptuar mund të destabilizojë sundimin e ligjit, të gërryejë besimin në institucionet publike dhe të dobësojë qeverisjen demokratike.
Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të shkatërruar lidhjet ndërmjet veprimtarive kriminale dhe korrupsionit. Veprimet e sotme nga ana e Departamentit të Thesarit për të përcaktuar aktorët e korruptuar të lidhur me organizatat kriminale transnacionale në El Salvador, Kosovë dhe Serbi, janë pjesë e përpjekjeve të gjithë qeverisë sonë për t’i ndërprerë këto lidhje dhe për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar.
Për më shumë informata rreth veprimit të sotëm, ju lutem shiheni deklaratën për shtyp të Departamentit të Thesarit në https://home.treasury.gov/news/press-releases/jy0519.
###
Thesari vë në shënjestër rrjetet e korrupsionit të lidhura me krimin e organizuar transnacional
8 dhjetor 2021
Përcaktimet sipas Ligjit “Magnitsky” vënë në shënjestër lidhjet ndërmjet korrupsionit publik dhe krimit të organizuar
Uashington – Sot, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit po vë në shënjestër 16 individë dhe 24 subjekte nga disa vende në Evropë dhe në hemisferën perëndimore. Veprimet e sotme janë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv (UE) 13818, i cili bazohet dhe zbaton Ligjin Global “Magnitsky” për përgjegjësitë për të drejtat e njeriut dhe ka në shënjestër kryes të veprave të korrupsionit dhe abuzimit të rëndë të të drejtave të njeriut.
“Krimi i organizuar transnacional dhe korrupsioni shpesh shkojnë krah për krah me efektet jashtëzakonisht destabilizuese në sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike”, tha Andrea M. Gacki, drejtoreshë e Zyrës për kontrollin e pasurive së huaja. “Thesari do të vazhdojë që në mënyrë agresive të shkatërrojë lidhjet ndërmjet organizatave kriminale transnacionale dhe aktivitetit korruptiv, veçanërisht nga zyrtarët që kanë besimin e publikut”.
Këto përcaktime janë në vijim të veprimeve të mëhershme të kësaj jave që vënë në shënjestër korrupsionin në Republikën Demokratike të Kongos dhe individët që i kontribuojnë represionit dhe minojnë demokracinë rreth e rrotull botës.
KRIMI I ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONI
Strategjia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftimin e korrupsionit, e publikuar më 6 dhjetor, nënvizon rëndësinë për të adresuar lidhjet ndërmjet korrupsionit, veprimtarisë kriminale dhe veprimtarisë tjetër të paligjshme si prioritet të sigurisë kombëtare. Krimi i organizuar dhe korrupsioni shpesh janë të lidhur – grupet e krimit të organizuar destabilizojnë shoqërinë civile dhe bashkëpunojnë me zyrtarët publikë për tu mbrojtur nga ndjekja penale. Korrupsioni gërryen besimin në institucionet demokratike, veçanërisht aty ku grupet kriminale përfitojnë nga bashkëpunimi me zyrtarë publikë dhe kur aktorët e jashtëligjshëm lejohen të operojnë pa ndëshkim. Krimi i organizuar shpesh ka shtrirje transnacionale, ku grupet kriminale veprojnë përtej kufijve, minojnë integritetin e sistemit financiar ndërkombëtar dhe i ndërlikojnë përpjekjet e sundimit të ligjit.
KRIMI I ORGANIZUAR ME BAZË NË VERI TË KOSOVËS: ZVONKO VESELINOVIQ DHE GRUPI I TIJ I KRIMIT TË ORGANIZUAR
Zvonko Veselinoviq (Veselinoviq), udhëheqës i Grupit të krimit të organizuar (GKO), është njëri ndër figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë. GKO e Veselinoviqit është e përfshirë në skemë ryshfeti të shkallës së gjerë me zyrtarët e sigurisë së Kosovës dhe të Serbisë, të cilët ia lehtësojnë këtij grupi trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshëm në disa marrëveshje “quid pro quo”, duke përfshirë edhe ryshfetin në fillim të vitit 2019 për zyrtarët e sigurisë të Kosovës për të lejuar operacionet e tyre të kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfeti i dhënë kah fundi i vitit 2017 për zyrtarët kosovarë të sigurisë kufitare për të lejuar kalim të sigurt për kontrabandistët. Prej fundit të vitit 2017, Veselinoviqi dhe vëllau i tij Zharko Jovan Veselinoviq (Zharko) kishin marrëveshje me politikanët për t’ju ndihmuar partive të tyre për t’i fituar zgjedhjet, për të siguruar fitore politike për kandidatët e tyre dhe duke kontribuar me shuma të mëdha të parave për kandidatët. Në këmbim, këta politikanë do t’ua jepnin vëllezërve kontroll në disa zona të caktuara për bizneset e tyre, ku do të mund të kryenin veprimtaritë e tyre të paligjshme pa ndërhyrje nga autoritetet serbe dhe gjithashtu do t’ju ofronin informata të dobishme afariste që do t’i mbështetnin investimet afariste të vëllezërve. Politikanët gjithashtu do të shpërblenin vëllezërit Veselinoviq duke punuar për t’ua dhënë vëllezërve kontratat më të mira infrastrukturore. Prej fundit të vitit 2017, Veselinoviqi dhe Zharkoja dhanë donacione si mënyrë për shpërlarjen e parave që buronin nga ndërmarrja e tyre kriminale. Zharkoi kishte qenë prijës në GKO-në e Veselinoviqit, duke punuar me vëllain e tij dhe GKO-në në aktivitetet e tyre kontrabanduese, frikësimin e dhunshëm të bizneseve, projektet e tyre ndërtimore dhe infrastrukturore, si dhe projektet e tyre për zhvillimin e telekomunikacionit. Përveç kësaj, Veselinoviqi dhe grupi i tij ishin akuzuar për përfshirjen e supozuar në vrasjen e udhëheqësit politik, Oliver Ivanoviq në janar 2018. Veselinoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij nga GKO-ja, Milan Rajko Radojçiq (Radojçiq), Zhelko Bojiq (Bojiq) dhe Marko Rosiq (Rosiq), të gjithë u përfshinë në aktakuzën për vrasje, secili duke pasur rolin e tij në vrasje për ndërmarrje kriminale.
Veselinoviqi, Zharko dhe Radojçiqi përcaktohen në përputhje me UE 13818 si individë të huaj që janë ose kanë qenë prijës ose zyrtarë në një subjekt, përfshirë subjekt qeveritar, janë përfshirë ose anëtarët e të cilit grup janë përfshirë në korrupsion, përfshirë shpërdorimin e pasurive shtetërore, shpronësimin e aseteve private për përfitime personale, korrupsion lidhur me kontratat qeveritare ose nxjerrjen e burimeve natyrore ose ryshfet në lidhje me mandatin e tyre.
Bojiq përcaktohet në përputhje me UE 13818 që e ka ndihmuar materialisht, e ka sponsorizuar ose që i ka ofruar përkrahje financiare, materiale ose teknologjike, ose mallra dhe shërbime për ose në mbështetje të Veselinoviqit.
- · Rosiq
- · Andrija Zhelkjo Bojiq
- · Sërgjan Milivoje Vuloviq
- · Milan Mihajloviq
- · Milan Radisavleviq (Milan)
- · Milojko Radisavleviq (Milojko)
- · Radovan Radiq (Radiq)
- · Sinisha Nedelkoviq (Nedelkoviq)
- · Radule Steviq (Steviq)
Në përputhje me UE 13818, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi katër subjekte anembanë Evropës që janë në pronësi ose nën kontrollin e Veselinoviqit:
- · Inkop DOO Çuprija (Inkop), me seli në Serbi
- · Civija Komerc, me seli në Serbi
- · S.Z.T.R. Prizma B.I., me seli në Kosovë
- · Ferari Preduzece za usluge i promet polovnim vozilima, SH.A., me seli në Kosovë
Në përputhje me UE 13818, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi tri subjekte anembanë Evropës që janë në pronësi ose nën kontrollin e Inkop-it:
- · Betonjerka DOO Aleksinac, me seli në Serbi
- · Dolly Bell DOO Beograd-Novi Beograd, me seli në Serbi
- · Novi Pazar-Put D.O.O. Novi Pazar, me seli në Serbi
Në përputhje me UE 13818, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi dy subjekte anembanë Evropës që janë në pronësi ose nën kontrollin e Zharkos:
- · Zarko Veselinovic B.I., S.T.R. Kristal, me seli në Kosovë
- · Nautikacentar D. O. O., me seli në Kroaci
Në përputhje me UE 13818, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi tri subjekte anembanë Evropës që janë në pronësi ose nën kontrollin e Steviqit:
- · DOO Rad 028 Zvecan, me seli në Serbi
- · Radule Stevic B.I., P.T.P. Rad, me seli në Kosovë
- · Rad D.O.O., me seli në Kosovë
Në përputhje me UE 13818, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë subjekte anembanë Evropës që janë në pronësi ose nën kontrollin e Nedelkoviqit:
- · Markom Metal Commerce DOO Zvecan, me seli në Serbi
- · Metal-Robna Kuca, me seli në Serbi
- · Sinisa Nedeljkovic B.I., P.T.P. Metal, me seli në Kosovë
- · P.P.Robna Kuca Metal B.I., me seli në Kosovë
- · Farma Izvori B.I., me seli në Kosovë
- · Robna Kuca Metal D.O.O., me seli në Kosovë
- · Sinisa Nedeljkovic I.B., me seli në Kosovë
Në përputhje me UE 13818, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi dy subjekte anembanë Evropës që janë në pronësi ose nën kontrollin e Milanit:
- · DOO MM Kom Inter Blue Donji Jasenovik, me seli në Serbi
- · P.P. Babudovac B.I., me seli në Kosovë
Në përputhje me UE 13818, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi dy subjekte anembanë Evropës që janë në pronësi ose nën kontrollin e anëtarëve të tjerë të këtij grupi të organizuar kriminal:
- · DOO Babudovac Brnjak, me seli në Serbi dhe në pronësi ose nën kontrollin e Milojkos
- · Garac Inzenjering OOD, me seli në Bullgari dhe në pronësi ose nën kontrollin e Radojçiqit
- · Radovan Radic B.I., P.P. Eu Rr Gradnja, me seli në Kosovë dhe në pronësi ose nën kontrollin e Radiqit
Ndikimet e sanksioneve
Si rezultat i veprimeve të ndërmarra sot, të gjitha pronat dhe interesi në prona të individëve të shënuar më lart që gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në posedim ose në kontroll të personave të SHBA-së bllokohen dhe duhet t’i raportohen OFAC-ut. Përveç kësaj, bllokohet edhe çdo subjekt që është në pronësi, të drejtpërdrejt apo të tërthortë, me 50 për qind ose më shumë nga një ose më shumë persona të bllokuar. Përveç rasteve kur autorizohet përmes lejes së përgjithshme ose specifike të lëshuar nga OFAC, ose nëse përjashtohet me ndonjë mënyrë tjetër, ndalohen të gjitha transaksionet nga personat e SHBA-së ose brenda (ose në tranzit) Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përfshijnë çfarëdo prone ose interes në pronën e personave të përcaktuar ose personave të bllokuar ndryshe. Ndalimet përfshijnë dhënien e çfarëdo kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për, ose në dobi të çdo personi të bllokuar ose marrjen e çfarëdo kontributi ose ofrimit të fondeve, mallrave ose shërbimeve nga personat e tillë.
GLOBAL MAGNITSKY
I bazuar në Ligjin Global “Magnitsky” për përgjegjësitë për të drejtat e njeriut, Urdhri Ekzekutiv 13818 është lëshuar më 20 dhjetor 2017 në njohje të faktit se përhapje e abuzimit të të drejtave të njeriut dhe korrupsioni që e kanë burimin, në tërësi apo pjesërisht, jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte arritur shtrirje dhe peshë të tillë s që kërcënonte stabilitetin e sistemeve politike dhe ekonomike ndërkombëtare. Abuzimi i të drejtave të njeriut dhe korrupsioni minojnë vlerat që formojnë themelet thelbësore të shoqërive të qëndrueshme, të sigurta dhe funksionale; kanë ndikim shkatërrues në individët; dobësojnë institucionet demokratike; degradojnë sundimin e ligjit; përjetësojnë konflikte të dhunshme; lehtësojnë aktivitetet e personave të rrezikshëm; dhe shkatërrojnë tregjet ekonomike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë t’iu shkaktojnë pasoja të prekshme dhe të rëndësishme atyre personave që kryejnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut ose që përfshihen në korrupsion, si dhe që të mbrojnë abuzimin e sistemit financiar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga personat e njëjtë.
###
PËRDITËSIM I LISTËS SË SHTETASVE POSAÇËRISHT TË PËRCAKTUAR
Individët e mëposhtëm janë shtuar në listën e shtetasve posaçërisht të përcaktuar të Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC SDN):
BOJIQ, Andrija Zhelko, Kosovë; data e lindjes 02.03.1993; gjinia: mashkull (individ) [GLOMAG] (I lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
BOJIQ, Zhelko (i njohur edhe si BOJIQ, Zhelko Radoslav), rruga “Lole Ribar”, nr L3/10/2, Mitrovicë e Veriut, Kosovë; data e lindjes 16.07.1969; vendi i lindjes Mitrovicë, Kosovë, shtetësia: Kosovë, gjinia: mashkull, nr. i pasaportës P00608659 (Kosovë) skadon më 19.03.2025 (individ) [GLOMAG] (I lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
MIHAJLOVIQ, Milan, fshati Sushicë, Kosovë, data e lindjes 27.04.1983, vendi i lindjes Nish, Republika e Serbisë, shtetësia: Serbi, gjinia: mashkull, numri i identifikimit 2704983730021 (individ) [GLOMAG] (I lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
NEDELKOVIQ, Sinisha (i njohur edhe si “METAL, Senisha”; i njohur edhe si “NEDELKOVIQ, Sinish”; i njohur edhe si “NEDELKOVIQ, Sinishaa Stevan”), Rruga “Kral Petar”, Zveçan, Kosovë; data e lindjes 26.03.1970; vendi i lindjes Zveçan, Kosovë; shtetësia: Kosovë; shtetësi tjetër: Serbi; gjinia: mashkull; numri i identifikimit 1501722452 (individ) [GLOMAG] (I lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
RADIQ, Radovan, Kosovë; DATA E LINDJES 19 Oct 1981; shtetësia Serbi; Gjinia Mashkull; Numri i identifikimit 005221713 (Serbi), skadon më 25.03.2024 (individ) [GLOMAG] (I lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
RADISAVLEVIQ, Milan, Donji Jasenovik, Zubin Potok, Kosovë; data e lindjes 10.12.1972; vendi i lindjes Fshati Babudoviq, Zubin Potok, Kosovë; shtetësia Serbi; gjinia mashkull; Numri i identifikimit 1502104612 (individ) [GLOMAG] (I lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
RADISAVLEVIC, Milojko (i njohur edhe si “RADISAVLEVIQ, Milojko”), Donji Jasenovik, Zubin Potok, Kosovë; data e lindjes 23.04.1978; vendi i lindjes: Fshati Babudovici, Zubin Potok, Kosovë; shtetësia: Serbi; gjinia mashkull (individ) [GLOMAG] (I lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
RADOJÇIQ, Milan Rajko (i njohur edhe si “RADOIÇIQ, Milan”; i njohur edhe si “RADOJIÇIQ, Milan”), Serbi; Rruga “Lola Ribar”, NR 58/7, MitrovicË, Kosovë; data e lindjes 21.02.1978; vendi i lindjes Gjakovë, Kosovë; shtetësia: Kosovë; gjinia mashkull; numri i patent-shoferit 20177871 (Kosovë); Numri i identifikimit 1174669941 (individ) [GLOMAG].
ROSIQ, Marko, Kosovë; data e lindjes 28.06.1993; vendi i lindjes Mitrovicë, Kosovë; gjinia mashkull (individ) [GLOMAG] (I lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
STEVIQ, Radule (i njohur edhe si “STEVIQ, Rade”), Rruga “Kral Petar”, Zveçan, Kosovë; data e lindjes 02.06.1970; vendi i lindjes Leposaviq, Kosovë; shtetësia Serbi; gjinia mashkull; Numri i identifikimit 1501796081 (individ) [GLOMAG] (I lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
VESELINOVIQ, Zharko Jovan (i njohur edhe si “VESELINOVIQ, Zharko”), Rruga “Kralj Peter”, Mitrovicë, Kosovë; data e lindjes 23.02.1985; vendi i lindjes: fshati Dolane, Zveçan, Kosovë; shtetësia: Serbi; shtetësia tjetër: Kosovë; gjinia mashkull; numri i patent-shoferit 2806 (Serbi); Numri i identifikimit 1502145386 (individ) [GLOMAG].
VESELINOVIQ, Zvonko, Rruga “Kral Petar”, Mitrovicë, Kosovë; data e lindjes 30.12.1980; vendi i lindjes: fshati Dolane, Zveçan, Kosovë; shtetësia: Kosovë; shtetësia tjetër: Serbi; gjinia mashkull (individ) [GLOMAG].
VULOVIQ, Sërgjan Milivoje, Kosovë; data e lindjes 03.12.1975; vendi i lindjes Ostrace, komuna e Leposaviqit, Kosovë; shtetësia: Kosovë; gjinia mashkull (individ) [GLOMAG] (I lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
Subjektet në vijim janë shtuar në listën e personave posaçërisht të përcaktuar të Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC SDN):
BETONJERKA DOO ALEKSINAC (e njohur edhe si PRIVREDNO DRUSTVO ZA PROIZVODNJU BETONSKIH STUBOVA, TRAFO-STANICA I PRATECIH ELEMENATA ZA IZGRADNJU I ODRZAVANJE ELEKTROENERGETSKIH OBJEKATA BETONJERKA DOO ALEKSINAC), Autoput Bb, Aleksinac 18220, Serbi; ndërmarrja e themeluar më 28.02.1992; veprimtaria e ndërmarrjes: Prodhimi i artikujve nga betoni, çimentoja dhe allçia; Numri i TVSH-së 100302988 (Serbi) [GLOMAG] (E lidhur me: INKOP DOO CUPRIJA).
CIVIJA KOMERC (e njohur edhe si SAMOSTALNA TRGOVINSKA RADNJA CIVIJA KOMERC ZVONKO VESELINOVIQ PREDUZETNIK SABAC), Macvanska 65, Sabac 15000, Serbi; ndërmarrja e themeluar më 22.03,2000; veprimtaria e ndërmarrjes: shitja e pjesëve dhe aksesorëve për vetura; Numri i TVSH-së 100081430 (Serbi) [GLOMAG] (E lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
DOLLY BELL DOO BEOGRAD-NOVI BEOGRAD (e njohur edhe si “DOLLY BELL”), Partizanske Avijacije 4/III, Belgrade 11000, Serbi; Ndërmarrja e themeluar më 12.05.2015; Numri i TVSH-së 108981819 (Serbi) [GLOMAG] (I lidhur me: INKOP DOO CUPRIJA).
DOO BABUDOVAC BRNJAK (e njohur edhe si DOO BABUDOVAC PREDUZECE ZA PROIZVODNJU, TRGOVINU I USLUGE, BRNJAK), Brnjak Bb, Srpska Crnja, Serbi; Ndërmarrja e themeluar më 22.12.Dec 2005; Numri i TVSH-së 104219987 (Serbi) [GLOMAG] (E lidhur me: RADISAVLEVIQ, Milojko).
DOO MM KOM INTER BLUE DONJI JASENOVIK (e njohur edhe si PREDUZECE ZA PROIZVODNJU PROMET TRGOVINU I USLUGE MM KOM INTER BLUE DOO DONJI JASENOVIK), Donji Jasenovik 38228, Serbi; Ndërmarrja e themeluar më 08.03.2013; veprimtaria e ndërmarrjes: Shitje me shumicë e makinerisë dhe pajisjeve tjera; Numri i TVSH-së 107969124 (Serbi) [GLOMAG] (E lidhur me: RADISAVLEVIQ, Milan). DOO RAD 028 ZVEÇAN (e njohur edhe si DRUSTVO SA OGRANICENOM ODGOVORNOSCU RAD 028 ZVEÇAN), Prote Stojana 4/2, Zveçan, Serbi; Ndërmarrja e themeluar më20.01.2014; veprimtaria e ndërmarrjes: Ndërtimi i projekteve ndërtimore; Numri i TVSH-së 108374390 (Serbi) [GLOMAG] (E lidhur me: STEVIQ, Radule).
FARMA IZVORI B.I., Izvore, Kosovë; Ndërmarrja e themeluar më 29.05.2015; veprimtaria e ndërmarrjes: Kultivimi i frutave, Numri i regjistrimit 71168433 (Kosovë) [GLOMAG] (E lidhur me: NEDELKOVIQ, Sinisha).
FERARI PREDUZEEE ZA USLUGE I PROMET POLOVNIM VOZILIMA SH.A., 40000 Mitrovicë, Kosovë; Ndërmarrja e themeluar më: 20.08.2002; veprimtaria e ndërmarrjes: Shitje me shumicë e makinerisë dhe pajisjeve tjera; numri i regjistrimit 80673094 (Kosovë) [GLOMAG] (E lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
GARAC INZENJERING OOD, Tsar Osvoboditel, 168, Kyustendil 2500, Bullgari; Ndërmarrja e themeluar më: 04.12.2014; Numri i TVSH-së BG203318394 (Bullgari) [GLOMAG] (E lidhur me: RADOJÇIQ, Milan Rajko).
INKOP DOO CUPRIJA (e njohur edhe si GRADJEVINSKO PREDUZECE INKOP DOO CUPRIJA; i njohur edhe si “INKOP”), Karadordeva 6, Cuprija 35230, Serbi; Ndërmarrja e themeluar më: 12.05.1992; veprimtaria e ndërmarrjes: Ndërtim i rrugëve dhe hekurudhave; Numri i TVSH-së 100245351 (Serbi) [GLOMAG] (E lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
MARKOM METAL COMMERCE DOO ZVECAN (e njohur edhe si MARKOM METAL COMMERCE DRUSTVO SA OGRANICENOM ODGOVORNOSCU, GRABOVAC), Grabovac 37240, Serbi; Ndërmarrja e themeluar më: 23.06.2008; Numri i TVSH-së 105767318 (Serbi) [GLOMAG] (E lidhur me: NEDELKOVIQ, Sinisha). METAL-ROBNA KUCA (e njohur edhe si METAL-ROBNA KUCA ZVEÇAN), Kosovskih Junaka Bb, Zveçan 38227, Serbi; Ndërmarrja e themeluar më 2005; Veprimtaria e ndërmarrjes: Shitje me shumicë e materialit ndërtimor, hekurishteve, pajisjeve dhe pjesëve tjera për hidraulikë dhe ngrohje; Numri i regjistrimit 20110708 (Serbi) [GLOMAG] (E lidhur me: NEDELKOVIC, Sinisha).
NAUTIKACENTAR D. O. O. (e njohur edhe si NAUTIKACENTAR DRUSTVO S OGRANICENOM ODGOVORNOSCU ZA DJELATNOST MARINA, TRGOVINU I USLUGE), Zdravka Kucica 43, Rijekë 51000, Kroaci; Ndërmarrja e themeluar më: 01.01.2000; Numri i TVSH-së HR12533377925 (Kroaci) [GLOMAG] (E lidhur me: VESELINOVIQ, Zharko Jovan).
NOVI PAZAR-PUT D.O.O. NOVI PAZAR (i njohur edhe si DRUSTVO SA OGRANICENOM ODGOVORNOSCU NOVI PAZAR-PUT NOVI PAZAR), Sabana Koce 67, Novi Pazar 36300, Serbi; Ndërmarrja e themeluar më 20.04.2004; veprimtaria e ndërmarrjes: Ndërtimi i rrugëve dhe
hekurudhave; Numri i TVSH-së 100744723 (Serbi) [GLOMAG] (E lidhur me: INKOP DOO CUPRIJA).
P.P. BABUDOVAC B.I. (e njohur edhe si P.P. BABUDOVAC), 40650 Jasenovik I Poshtem, Kosovë; Ndërmarrja e themeluar më 05.02.2004; veprimtaria e ndërmarrjes: Shitje me shumicë e artikujve ushqimorë, pijeve dhe cigareve; Numri i TVSH-së 600570825 (Kosovë) [GLOMAG] (E lidhur me: RADISAVLEVIQ, Miljan).
P.P.ROBNA KUCA METAL B.I., Kralja Petra I 90, Zveçan, Kosovë; Ndërmarrja e themeluar më:29.08. 2013; veprimtaria e ndërmarrjes: Shitje me shumicë e makinerisë dhe pajisjeve tjera; numri i regjistrimit 70985691 (Kosovë) [GLOMAG] (E lidhur me: NEDELKOVIQ, Sinisha).
RAD D.O.O., Kralja Petra I B.B., Zveqan 43000, Kosovë; Ndërmarrja e themeluar më: 01.02.2018; veprimtaria e ndërmarrjes: Ndërtim i ndërtesave; numri i regjistrimit 810091687 (Kosovë) [GLOMAG] (E lidhur me: STEVIQ, Radule).
RADOVAN RADIC B.I., P.P. EU RR GRADNJA, Zhupc 40650, Kosovë; Ndërmarrja e themeluar më 13.02.2014; veprimtaria e ndërmarrjes: Ndërtimi i projekteve të ndërtimtarisë; Numri i TVSH-së 601071814 (Kosovë) [GLOMAG] (I lidhur me: RADIQ, Radovan).
RADULE STEVIC B.I., P.T.P. RAD, Prote Sfojaha, Zveçan 38227, Kosovë; Ndërmarrja e themeluar më 04.04.2013; veprimtaria e organizatës: Ndërtim i ndërtesave; Numri fiskal identifikues 600953708 (Kosovë) [GLOMAG] (E lidhur me: STEVIQ, Radule).
ROBNA KUCA METAL D.O.O., Kralja Petra I 90, Zveçan 38227, Kosovë; Ndërmarrja e themeluar më 21.08.2017; veprimtaria e ndërmarrjes: Shitje me shumicë e makinerisë dhe pajisjeve tjera; numri i regjistrimit 810051061 (Kosovë) [GLOMAG] (E lidhur me: NEDELKOVIQ, Sinisa).
S.Z.T.R. PRIZMA B.I. (e njohur edhe si SAMOSTALNA ZANATSKA TRGOVINSKA RADNJA PRIZMA), 40000 Mitrovice, Kosovë; Ndërmarrja e themeluar më: 10.12.2001; veprimtaria e ndërmarrjes: Ndërtimi i projekteve ndërtimore; numri i regjistrimit 80581564 (Kosovë) [GLOMAG] (I lidhur me: VESELINOVIQ, Zvonko).
SINISA NEDELJKOVIC B.I., P.T.P. METAL, 90, Kralja Petra I, Zveçan 38227, Kosovë; Ndërmarrja e themeluar më: 09.08.2001; veprimtaria e ndërmarrjes: Shitje me shumicë e makinerisë dhe
pajisjeve tjera; Numri i TVSH-së 600351845 (Kosovë) [GLOMAG] (E lidhur me: NEDELKOVIQ, Sinisha).
SINISA NEDELJKOVIC I.B., Glavna Bb, Shterpce 73000, Kosovë; Ndërmarrja e themeluar më: 03.09.2015; veprimtaria e ndërmarrjes: restorant dhe aktivitete të shërbimit mobil me ushqim; Numri i TVSH-së 601337753 (Kosovë) [GLOMAG] (E lidhur me: NEDELKOVIQ, Sinisha).
ZARKO VESELINOVIQ B.I., S.T.R. KRISTAL (e njohur edhe si ZARKO VESELINOVIQ B.I.), Kralja Petra I, Mitrovicë 40000, Kosovë; Ndërmarrja e themeluar më 21.02.2005; numri i regjistrimit 70234903 (Kosovë) [GLOMAG] (E lidhur me: VESELINOVIQ, Zharko Jovan).