Deklaratë nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara,

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, dënojnë përdorimin e vazhdueshëm të dhunës për arritjen e qëllimeve politike. Apelojmë për respektim të sundimit të ligjit, procedurave demokratike, dhe normave ndërkombëtare. Dhuna politike është e papranueshme dhe dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Ajo nuk i sjell dobi askujt. Ne përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe theksojmë  rëndësinë që ka bindja ndaj ligjit nga ana e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh rangun apo pozitën.