Deklaratë nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara

Ne përshëndesim bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes KGjK-së dhe udhëheqëses së KQZ-së në certifikimin zyrtar – për herën e parë ndonjëherë – të kandidatëve për zgjedhjet komunale duke përdorur raportet e gjykatave në shkallë vendi.

Apelojmë te komisioni i zgjedhjeve (KQZ-ja) që të diskualifikojë, në pajtim me ligjin e Kosovës, ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara.

Hapi i parë në zgjedhjen e zyrtarëve të besueshëm dhe të përgjegjshëm është që të sigurohet se të gjithë kandidatët i plotësojnë kushtet minimale të besimit publik sipas ligjit.

Por, në zgjedhjet demokratike qytetarët e kanë fjalën e fundit. Qytetarët kanë fuqinë që të refuzojnë kriminalitetin dhe të kërkojnë që të kenë zyrtarë publikë që janë të aftë dhe të ndershëm.